Tiranë, 20 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 20 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail:Â info@noa.al
 Gazeta "Shekulli" vjen sot me kryeartikullin "PD-PS,listat zyrtare për 12 qarqet".
Brenda tij do të lexoni se cilët janë njerëzit që do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo e përditshme i lë hapësirë në numrin e sotëm edhe lajmit me titull "Fatos Nano jashtë liste, sulm PS-së" duke cituar ish-kreun socialist të thotë se "E kam refuzuar PS-në në mënyrë konstante. Kandidatët dhe ish-bashkëpunëtorët e mi, kanë frikë nga e kaluara".
Më tej, në artikullin "Preç Zogaj braktis PD-në, i bashkohet Polit të Lirisë", tregohet se si në vazhdën e përzgjedhjeve të emrave për kandidatë, një tjetër emër i lënë jashtë listave të PD-së, Preç Zogaj nuk është përzgjedhur në listat e Lezhës.
Gazeta "Panorama", e ka trajtuar gjithashtu në mënyrë të gjerësishme çështjen e listave me emrat e kandidatëve për deputetë.
Kjo e përditshme ka si lajm të parë atë me titull: "Deputetët, zbardhen listat zyrtare të PD e PS".
Në brendësi të shkrimit do të gjeni emrat e kandidatëve për çdo qark dhe paraqitet fakti se PD dhe PS kanë miratuar listat zyrtare të 140 kandidatëve për deputetë ne 12 qarqet e vendit. Thuhet edhe se Berisha ka përjashtuar 18 deputetë aktualë, përkrahës të Presidentit Topi, ndërsa 7 të tjerë janë në rrezik.
Po ashtu zbardhet dhe lista e PS-se,dhe pse deri në orët e para të mëngjesit nuk ështe dorëzuar në KQZ. Thuhet se jashtë kësaj liste janë dy ish-kryeministrat Fatos Nano dhe Ylli Bufi.
Një hapësirë kryesore kjo e përditshme ia lë dhe shkrimit me titull: "Fatos Nano: Opozita e përçarë, nuk i fiton dot zgjedhjet. Pushtetin e merr përsëri Berisha".
Thuhet sesi ish-kryetari i PS-së akuzon ashpër Edi Ramen duke pohuar përmes fjalëve të tij se ai ka përçarë opozitën.
"Gazeta Shqiptare" hapet sot me shkrimin: "Lista sekrete e PS", në të cilin tregohen emrat garues të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.
 Thuhet edhe se PD dorëzon në kohë kandidatët, ndërsa PS e shtyu për sot. Alarmohet KQZ: "Do dalim me qëndrim".
Në vazhdim do të gjeni artikullin "PBDNJ dhe PAD publikojnë listën", si edhe "Berisha dhe Rama përjashtojnë kundërshtarët".
Në këtë të përditshme do të lexoni dhe rrëfimin e Sajmir Pirgut, ku ai shprehet se si vitin e parë të shkollës ka punuar si pjatalarës ne Itali.
E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin: "Nano: PS do t'i humbë zgjedhjet".
Në brendësi të shkrimit, paraqitet intervista e plotë e dhënë mbrëmë në emisionin "Opinion", ku Fatos Nano hodhi një "lume"akuzash ndaj kreut aktual të PS.
Ai deklaron se do të rikthehet nëse humb Edi Rama.
Po ashtu, të tjerë tituj në këtë të përditshme do të gjeni: "Lista PD -PS, emra që ikin e vijnë".
Një vend i posaçëm i është lënë në këtë gazetë edhe deklaratës së fundit të BE-së për liberalizimin e vizave në artikullin "BE: Heqja e vizave, 100 për qind e sigurtë".
Ndërsa në rubrikën ekkskluzive, do të gjeni shkrimin: "Pagat e mësuesve rriten sërish, kategoritë përfituese".
Në këtë të përditshme do të lexoni dhe intervistën e dhënë nga Saimir Pirgu, ku ai citon "Të qenit shqiptar, për mua ka qenë fat"
Gazeta "Standard" Edhe kjo e përditshme hapet sot me kryeartikullin "Lista e plotë e deputetëve të PD dhe PS", duke treguar në brendësi të tij emrat që ndeshen më 28 qershor si edhe renditjen e tyre për çdo qark. Kush parashikohet të futet në parlament e kush jo, si edhe ata që mbetën jashtë listave.
Po ashtu, do të lexoni të plotë intervistën e dhënë mbrëmë në "Opinion" të ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, në të cilën shprehet: "PS nuk i fiton zgjedhjet".
Një tjetër shkrim është dhe ai që vjen me titull "Kryesia e PS-së, sherr i madh për listat, jep dorëheqjen kryeredaktorja e ZP".
Një tjetër shkrim është dhe ai që jep udhëzimet për qytetarët mbi pajisjen me pasaportat biometrike, si dhe procedurat që do të ndiqen.
Gazeta "Shqip" hapet sot me titullin "Kandidatët, publikohen listat zyrtare".
Në vijim do të lexoni "PS mbledh Kryesinë, por lista nuk bëhet publike. Ja emrat e sigurtë të listës "rozë".
Kjo e përditshme sjell sot dhe shkrimin me titull: "Dëshmia: Në godinën e SHIK-ut sillnin njerëz me thes në kokë".
Po ashtu do të lexoni dhe shkrimin me titull: "Cani: Indiferencë vrastare e qeverisë ndaj krizës ekonomike".
e.l/NOA
Â
Â