English

G99, Veliaj: Deklaratat e Nanos një gërmadhë morale, një fyerje për të rinjtë shqiptarë

Tiranë, 20 maj NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj ka reguar sot pas deklaratës së ish-kreut të PS-së Fatos Nano dhënë një ditë më parë në një emision televiziv.

Veliaj e quajti deklaratën e Nanos, një gërmadhë morale.

"Ajo që ndodhi dje është që pamë që Fatos Nano vizitoi sërisht Shqipërinë. Në këto katër vjet Shqipëria është vizituar më shumë nga kryeministra italianë sesa nga ish-kryeministri i saj. Ajo që pamë dje ishte qesharake dhe ishte një fyerje ndaj të rinjve shqiptarë, të cilëve sërisht ju ofrohet e njëjta gjellë politike të cilën e kanë gatuar këta politikanë dhe me të cilën jemi ushqyer këto 18 vitet e fundit. Ajo që ndodhi është që fantazma e politikës së vjetër e quajtur Fatos Nano e vizitoi Shqipërinë në një moment kritik" u shpreh Veliaj.

"Dua tju kujtoj që zoti Fatos Nano rëndom, se herë që i mbarojnë paratë vjen dhe vihet në shërbim të Sali Berishës. Rruga Durrës-Kukës shpesh herë financon dhe rrugët Tiranë-Vjenë dhe sa herë që zoti Berisha është i dëshpëruar dhe ndjen fundin e tij të mjerë thërret në ndihmë kamerdaren e tij të preferuar të shpëtimit, Fatos Nano. Sërish këtu ka një lajm të mirë: sa herë që zoti Fatos Nano ofrohet ti shërbejë Sali Berishës, ky i fundit humbet" shtoi më tej Veliaj.

Kreu i G99 shtoi më tej se "Nano flistë për studentët shqiptarë, për hallet e tyre dhe kush i përfaqëson ata. Pyetja që ne kemi për zotin Nano është në cilën kazino të Vienës i takon studentët shqiptarë, në cilën pijetore i takon ata sepse studentët shqiptarë paguajnë taksa që zoti Nano të shkojë dhe ti përfaqësojë në parlament".

"Zoti Nano dje volli mllef pa fund për G99. Në fakt ai duhet të shqetësohet për një numër 99, zona 99 është zona e tij elektorale, zona ku është deputet dhe nuk ka shkelur asnjëherë dhe nuk ka shkuar ti përfaqësojë në parlament. Studentët shqiptarë ndihen të fyer që zoti Nano dhe zoti Berisha jo vetëm nuk ju ofrojnë atyre mundësitë e shkollimit dhe të punësimit por ndihen të fyer që zoti Nano dhe zoti Berisha ende tallen dhe me taksat e tyre jetojnë jetët e familjeve të tyre, aspak në shërbim të interesave publikë të Shqipërisë. Sot kemi një përballje midis dy alternativave" tha më tej Erion Veliaj.

k.k/NOA

KOMENTE