English

Indonezi, rrëzohet një avion ushtarak me 110 veta në bord, 78 të vdekur

Magetani, 20 maj, NOA - Një avion ushtarak, i cili kishte 110 persona në bord është rrëzuar duke marrë flakë, duke shkaktuar një aksident nga i cili kanë mbetur të vdekur 78 persona sipas njoftimeve të mediave.

Avioni C-130 Hercules përshpejtoi të ukej mbi disa shtëpi duke provokuar një zjarr të fuqishëm dhe më pas u rrëzua pranë një plantacioni orizi në afërsi të qytetit të Magetanit.

Tek vendi i rrëzimit të avionit shihet ende flaka dhe del tym, ndërsa duket vetëm bishti i avionit.

Skuadrat e shpëtimit po evakuojnë të plagosurit dhe të vdekurit.

Në avion kishte personel dhe paisje nga kryeqyteti i vendit Jakarta për në ishujt lindore të Indonezisë.

Nuk ka ende konfirmim në lidhje me atë sesi ra avioni, por njoftimet e para bëjnë të ditur se kontakti i fundit me ekipazhin ishte disa minuta përpara rrëzimit të avionit, ndërsa ai po i afrohej pistës për t'u ulur.

n.e/NOAÂ

KOMENTE