English

"Për një jetë të shëndetshme", të rinjtë, të gjithë kundër drogës dhe fenomeneve negative

Tiranë, 20 maj NOA - Lufta kundër drogës, alkoolit, dhe fenomeneve të tjera negative nëpërmjet një jete të shëndetshme, me sport, edukim aktivitet, argëtim dhe çdo nismë në mbrojtje të shëndetit, ishte objekti i projekti i Drejtoria e politikave rinore në MTKRS.

Ai organizohet në bashkëpunim me Fondin për Popullsi i Kombeve të Bashkuara, (UNFPA) me të rinjtë e shkollave të mesme dhe fakultetet e kryeqytetit, me moton "Për një jetë të shëndetshme".

Në qendër të vëmendjes së projektit "Për një jetë të shëndetshme ", ishte sensibilizimi i të rinjve si shtresa më e ekspozuar ndaj drogave alkoolit, për një jete të shëndetshme.Â

Drejtoresha e politikave rinore gjatë ceremonisë së projektit në një nga gjimnazet e Tiranës tha se "jetë e shëndetshme për këta gjimnazistë nuk do të thotë të shmangin dëfrimin apo argëtimin, por gjithmonë këto orë dëfryese apo ditë dëfryese të jenë të zgjuara pra të kalojnë nëpërmjet trurit, ndërgjegjes dhe vullnetit të mirë".Â

"Ne synojmë që me këtë fushatë të rinjtë të ndërgjegjësohen se sfidat e një vendi në NATO, e një vendi që zhvillohet dhe ndryshon nga dita në ditë, e një vendi që rinia e vet i përket rinisë evropiane, nuk mund të përballohen me problemet e drogës, me probleme alkoolizimi. Të gjitha këto sfida kërkojnë një rini të zgjuar, një rini të vullnetshme, një rini të përgatitur" - u shpreh gjatë fjalës së saj drejtoresha e Rinisë Migena Reci.Â

Sipas përfaqësueses së UNFPA Elsona Agolli, ky projekt ka përfshirë veprimtari nga më të ndryshmet, që nga takimet informuese për ndikimet negative, të drogës alkoolit, drogës duhanit dhe parandalimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS të gjitha fenomeneve negative dhe veprimtaritë sociale e kulturore me qëllim edukues.

k.k/NOA

KOMENTE