English

Shteti i Bahreinit njeh Kosovën, shënon vendin e 60-të në listë pro pavarësisë

Prishtinë, 20 maj, NOA - Shteti i vogël mysliman, Bahrein, u bë vendi 60-të që njohu shtetin e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Bahrain Neës Agency.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bahreinit që është postuar në agjencinë shtetërore të lajmeve BNA thuhet se duke marrë parasysh lidhjet kulturore dhe fetare në mes të popujve të të dy vendeve dhe respektit për dëshirën për pavarësi të popullit të Kosovës, mbretëria e Bahreinit njofton se ajo e njeh Republikën e Kosovës si shtet i pavarur. Kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli në fund të vitit të kaluar paralajmëroi njohjen e Kosovës nga ky shtet në Gjirin Persik. Bahreini është një vend i vogël i udhëhequr nga një rregullim shtetëror monarki, i kufizuar nga Arabia Saudite dhe Katari.

NOA-INA

KOMENTE