English

Vlorë, familjarët e viktimave të Otrantos: Do bojkotojmë zgjedhjet, politikatën na kanë gënjyer

Vlorë, 20 maj NOA - Familjarët e viktimave të Otrantos së bashku me të afërmit e tyre nuk do të votojnë në zgjedhjet e qershorit.

Kjo ka qenë deklarata e përfaqësueses së familjarëve të viktimave të Otrantos, Pushime Cala.

Sipas saj, ky vendim është marrë për shkak të neglizhencës së qeverisë shqiptare për këtë çështje duke e lënë në harresë për më shumë se 12 vjet me radhë dhe vetëm duke premtuar.

Sipas Calës, disa herë kanë kërkuar takim me kryeministrin Berisha por vetëm indiferencë kanë marrë si përgjigje duke e quajtur këtë çështje kapitull në mbyllur, në një kohë që  shumica e familjarëve nuk kanë marrë dëmshpërblimet.

Përfaqësuesja e familjarëve shton se jo vetëm do të ketë një bojkot të votimit por së shpejti familjarët do të protestojnë për të drejtën e tyre, atë të drejtë që shteti shqiptar i ka shkaktuar një plagë por edhe po ia thellon më shumë këtë plagë.

Cala shprehet se shumë herë janë gënjyer nga politikanët por së shpejti do të nisin protestat për të drejtat e tyre, të cilat nuk kanë karakter politik por e vetmja e drejtë që kërkojnë është që të marrin një zgjidhje pasi shteti i cili duhet të mendonte për jetimët që nuk kanë çtë hanë nënat shamizeza që nuk kanë asnjë mbështetje, të paktën të marrë inisiativën ti ndihmojë këta njerëz që po vuajnë që prej më shumë se 12 vjetësh.

Gjatë deklaratës  nuk kanë munguar dhe akuzat ndaj avokates Natasha Shehu e cila akuzohet prej familjarëve se ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme të dëmshpërblimit, për të cilin sipas tyre po zhvillohet një  gjyq  nga shteti Italian.

k.k/NOAÂ

KOMENTE