English

Zihen në lokalin e fshatit, polici tenton të gjuajë me pistoletën e shërbimit

Korçë, 20 maj, NOA - Në grindje e sipër, një polic ka tentuar të përdorë armën e shërbimit të tij për të qëlluar duke pretenduar të vetëmbrohej ndaj personit me të cilin po zihej.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në fshatin Cangonjë të Devollit, ku pas një grindje për motive të dobëta, 45-vjeçari Ilir Spahi, Â lindur dhe banues në këtë fshat, me profesion punonjës policie pranë burgut të Â Korçës, ka tentuar të vrasë me armën e shërbimit pistoletë tip TT, 36-vjeçarin Andri Hoxha, edhe ky banues i këtij fshati.

Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë dhe më pas janë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë" parashikuar në nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan ndërkaq, prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE