Zagreb, 21 maj, NOA - Një lajm vërtet i çuditshëm ka mbërritur këtë radhë jo nga fushat e spektaklit apo jetës së zakonshme, por nga... politika.
Ai ka të bëjë me një kandidat në zgjedhjet lokale të Kroacisë, i cili ka bërë fushatë me parrullën ""Të gjitha për mua - asgjë për ju" dhe çuditërisht, i ka fituar që të gjitha votat që mund të merrte nga zgjedhësit.
Sipas të dhënave, kandidati Josko Risa është votuar si kryetar komune në Prolozac me një fitore shumë të ngushtë duke përdorë parullën: "Të gjitha për mua - asgjë për
ju". "Vetëm u kam thënë të vërtetën. Ky qytet do të jetë si një biznes familjar. Nëse unë fitoj diçka, do të fitojnë edhe ata", ka sqaruar ai. Njerëzit lokalë të cilët e kanë mbështetur Risan thonë se do të ishin të lumtur ta kenë atë si kryetar komune, edhe pse ai u premtoi zotime aspak të këndshme.
"Ne do të vidhemi edhe ashtu. Së paku ai është bërë i sinqertë dhe na ka treguar paraprakisht për këtë. Dhe siç ka thënë ai nëse gjërat bëhen mirë për të, atëherë do të bëhen edhe për ne", ka thënë 57-vjeçari Ivan Vjisniç. n.e/NOA