Sidnej, 21 maj, NOA - Jeta e një 13 vjeçari nga Maryborough, një provincë e vogël në Australi, është shpëtuar për mrekulli pas një ndërhyrje kirurgjikale të bërë me një trapan pune, pikërisht në kokën e tij.
Operacioni është realizuar nga një mjek fshati, i cili me ndërhyrjen "of limits" i ka shpëtuar jetën djalit.
Sipas mjekut, djali i cili duke luajtur, qe rrëzuar keq duke përplasur kokën dhe ishte dërguar me urgjencë në spitalin e fshatit, pasi më parë kishte humbur dhe ndjenjat.
Pasi mjeku e ka vizituar, ka arritur të kuptojë që në kokën e djalit ishte duke u "konsumuar" një hemoragji celebrale, gjë e cila ka shtyrë të marrë dhe vendimin ekstrem për ta operuar.
Si fillim, mjeku ka individualizuar vendin në kokë ku ishte në veprim e sipër hemoragjia, dhe në pamundësi për të përdorur instrumenta të tjerë kirurgjikalë, ai ka përdorur trapanin, duke shpuar një vrimë në kokën e djalit për të mos lejuar kalimin e gjakut në tru dhe ia ka arritur.
Tashmë djali ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën dhe ndihet në një farë mënyre mrekulluar nga fati, pasi ajo që ndodhi në kokën e tij në fillim e më pas nuk është dhe aq normale në ditët tona
Ndërkohë, mjeku i cili arriti të bëjë këtë mrekulli, është intervistuar nga shumë media të huaja e në vend, e sipas një kirurgu mjaft të njohur në botë, operacioni të cilin ai ka realizuar, është nga më të vështirit në botë.
n.e/NOA