English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 21 Maj

Tiranë, 21 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 21 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail:Â info@noa.al

 Gazeta "Shekulli" vjen sot me kryeartikullin "PS-PD, emrat që përplasen në 12 qarqe".

Ai tregon sesi ministrat e PD janë kundër deputetëve të PS. Kush mbetet jashtë dhe kush rrezikohet.

Në vijim do të gjeni artikullin tjetër "Listat zyrtare, rebelohen të përjashtuarit: Berisha do të mbajë grupin nën kontroll!", si edhe "Rama prezanton ekipin: Nano i ka kthyer kurrizin PS-së".

Gjithashtu një shkrim që flet për paregullsitë në lidhje me listat e emrave të kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit, do ta gjeni me titullin "KQZ kthen listat e kandidatëve". Ai shtjellon faktin se partitë kryesore nuk kanë respektuar kriterin e renditjes së femrave në lista.

Në këtë të përditshme do të gjeni dhe shkrimin me titull "Sokol Koçiu lirohet nga burgu".

Në brendësi të tij do të lexoni përse gjykata e liroi me kusht, pas tetë vitesh burg, të arrestuarin e dosjes "Kokaina".

Një tjetër shkrim ndërkaq, flet edhe mbi zhvillimin e hetimeve në lidhje me vrasjen Fatmir Xhindit, e kryer pak javë më parë, me titullin "Vrasja e Fatmir Xhindit, prokuroria pyet dy vëllezërit".

Â

Gazeta "Panorama", vjen sot me kryeartikullin "Lista zyrtare e PS. Rama: Unë kryeministër, pse e hoqa emrin e Nanos".

Në brendësi të këtij shkrimi do të lexoni se si kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, shpjegon strategjinë e tij për të mos kandiduar për deputet dhe për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë.

Një tjetër shkrim vjen me titull: "Zbulohen profesionet e kandidatëvë për deputetë të listës së PD dhe PS".

Po ashtu, në lidhje me takimin midis Bashës dhe ministrit të Jashtëm spanjoll, vjen një shkrim me titull "Ministri i Jashtëm spanjoll: Liberalizim të shpejtë vizash".

Â

"Gazeta Shqiptare" hapet sot me shkrimin: "Gruaja e deputetit: Drejtësia e paaftë".

Në letrën që ajo i drejton Berishës, shprehet se "Nuk duroj dot më. Prokuroria dhe policia s'po bëjnë asgjë për çështjen,kam dyshime".

Një tjetër titull në faqe të parë është ai me titull: "Lidra Mejdani: Sëmundja e Rexhepit na frikësoi, por tani ka kaluar".

Në brendësi të këtij shkrimi do të gjeni rrëfimin e nëndrejtoreshës së shkollës së mesme mbi jetën e saj.

Â

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin: "Berisha: Rama jashtë listës, një gabim fatal".

Më tej, "KJ" sqaron sesi në fjalën e tij Berisha vlerësoi se mungesa e kreut të PS-së në listat e kandidatëve për deputetë, "do të ketë jehonë negative në Evropë".

Të tjerë tituj të kësaj të përditshme janë "Kandidatët, listat për deputetë, PD përfshihet në debat", si edhe "Lista: Edi Rama, PS me 75 deputetë në Kuvendin e ri"

Vrsaja e deputetit xhindi trajtohet në shkrimin "Vrasja: Familja e Xhindit polemika me Nishanin".

Në faqen e parë të kësaj gazete gjendet edhe titulli i shkrimit: "Spanja: Shqipëria, shumë shpejt pa viza në BE".

Â

Gazeta "Standard" ka si titull kryesor "Nishani: Vrasja e Xhindit do të zbardhet shumë shpejt".

Ai tregon se si Përparojnë hetimet për zbardhjen e ekzekutimit të deputetit. "PS kandidon djalin e tij në Fier".

Tjetër artikull i kësaj gazete është edhe "PD, kryesia e degës së Tiranës hap derën  për zv.ministrat"

Si edhe "Dosja Kokaina, Sokol Koçiu lirohet me kusht".

Një tjetër shkrim është dhe "Shengen: Basha merr premtimin e Spanjës për heqjen e vizave".

Â

Gazeta "Shqip" hapet sot me titullin: "PD-PS, përballja e 280 kandidatëve".

Ai shtjellon se si dy partitë e mëdha shkelën afatet e kodit zgjedhor për listat.

"KQZ, në dilemë:Vendosim sot".

Në vijim do të lexoni: "Rrjedhje në PD", i cili tregon se pas publikimit të listave zyrtarizohen ikjet e para. "Gjergji tërhiqet, Biberaj nuk dorëzohet".

Një tjetër shkrim vjen me titullin "Vrasja e Xhindit, Krimet e Rënda shoqërojnë tre veta". Në këtë shkrim jepen detaje të reja mbi hetimet që po kryhen, "shumë shpejt do të jepen dhe emrat e të dyshuarve", citon ministri Nishani.

e/l.NOA

Â

Â

Â

KOMENTE