English

Forumi i Dhomave të Tregtisë Shqipëri-Kroaci, apel për bashkëpunim

Zagreb, 21 maj, NOA - Forumi i përbashkët ekonomik me Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe Kroacisë, i cili u zhvillua në Zagreb, nën praninë edhe të dy presidentëve, Topi dh e Mesiç, theksoi domosdoshmërinë e shtimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy palëve, tan i që vendet tona janë anëtare me të drejta të plota të NATO-s, si edhe shumë hapa para në procesin e integrimit evropian.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili shoqërohej në këtë takim edhe nga një grup i madh e i rëndësishëm përfaqësuesish të biznesit shqiptar, tha se dy vendet tona kanë burime natyrore dhe njerëzore që meritojnë një qëndrim më aktiv në bashkëpunimin mes përfaqësuesve të botës së biznesit. "Rreziqet që ekspozon kriza ekonomike botërore, kundrejt vendeve tona dhe në mbarë vendet e rajonit tonë, natyrisht, kërkon rishikimin e politikave dhe praktikave të deritanishme, në favor të përkrahjes dhe sigurimit të suksesit të bizneseve. Vendet tona, anëtare të NATO - s, tashmë ofrojnë një shkallë më të madhe sigurie dhe stabiliteti politik, faktor ndikues ky që duhet përthithur në procesin e vendim - marrjes së bizneseve për t'i bërë ballë rreziqeve të krizës ekonomike botërore, brenda të gjitha mundësive që ende nuk janë shfrytëzuar plotësisht", tha në fjalën e tij, Topi.

Gjatë këtij takimi, u theksua se sektorët me një interes të veçantë ku mund të bashkëpunojmë ngushtësisht dy vendet, janë energjetika, veçanërisht infrastruktura e saj rajonale dhe ndërkombëtare, infrastruktura rrugore, duke përmendur veçanërisht Korridorin Adriatiko-Jonian, ku Kroacia dhe Shqipëria po bëjnë pjesën e tyre së bashku me Malin e Zi, industria e ndërtimit dhe e materialeve ndërtimit, turizmi me bregdetin e mrekullueshëm dhe potencialet e mëdha, si dhe bujqësia. Nga ana e tij, kryetari i Dhomës së Tregtisë kroate, Nadan Vidoshieviç dhe zv/kryetari i Dhomës së Tregtisë shqiptare, Fatos Dega, vuri në dukje nevojën e rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve tona. n.e/NOA

KOMENTE