Pukë, 21 maj, NOA - Forcat e policisë së Pukës kanë arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin Artan Gjini, lindur e banues në Fushë-Arrëz, pasi cilësohet si bashkëpunëtor në një grindje me armë, duke fshehur armën e krimit.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi së bashku me 25-vjeçarin Flori Ndreca, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur personat Mark P. dhe Gjon P., që të dy banues në fshatin Kalvar të Pukës.
Gjatë konfliktit, Ndreca ka shtënë në ajër me një armë zjarri automatik dhe arma e zjarrit në fjalë është fshehur nga Artan Gjini.
Ndërkaq, Flor Ndreca, është shpallur në kërkim dhe policia bën të ditur se është duke punuar për kapjen e tij.
n.e/NOA
Â