English

LSI, Prifti në Fier: Edi Rama duke mos qenë në kandidim, jep një mesazh humbje

Fier, 21 maj NOA - Deputeti Dritan Prifti ka prezantuar sot në Fier ekipin e kandidatëve me të cilët Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohet në këtë rreth në zgjedhjet e 28 Qershorit.

"Do të përqendrohem tek kandidatët e rrethit të Fierit, për të treguar prioritetin që ka treguar LSI për këtë rreth, por edhe për të treguar diferencat e mëdha që ka mes kandidatëve të LSI-së dhe të forcave të tjera politike. Ekipi i Fierit drejtohet nga Dritan Prifti. Njerëzit më njohin sepse jam tetë vjet deputet i Fierit, deputet i katër komunave Topojës, Libofshës, Mbrostarit dhe Komunës qendër, pa u shkëputur asnjë ditë nga votuesit, zgjedhësit e mi, vëllezërit dhe motrat që janë në këtë zonë" u shpreh Prifti. "Pavarësisht se në zgjedhjet e vitit 2005, unë nuk u shpalla kandidat zyrtar në zonën elektorale të cilën përmenda, asnjë ditë nuk u ndava nga kjo zonë, e kam quajtur veten deputet të kësaj zone dhe të Fierit duke punuar me përkushtim maksimal dhe e kam për nder të rikandidoj për herë të tretë për të njëjtën zonë, për të njëjtin rreth, për të njëjtit vëllezër miq e shok që kemi këtu" shtoi më tej Prifti.

Ai ka vazhduar me prezantimin e shtatë kandidatëve të tjerë duke vlerësuar maksimalisht emrat e tyre.

"Unë do t'iu thirrje gjithë fierakë që në këto zgjedhje të mbështetin fierakët, djemtë e Fierit, të cilët nuk i ndërrojnë zonat e tyre, të cilët kandidojnë këtu, jetojnë këtu, shërbejnë këtu dhe të cilët nesër kur të kenë nevoja qytetarët e Fierit me 100% do t'iu gjenden atyre pranë në cdco kohë. Dhe të mos mbështesin kandidatë, gjoja profile të mëdha, që çdo katër vite ndërrojnë zonat dhe nuk kanë asnjë shans që të përfaqësojnë fierakët, apo të ndihmojnë fierakët. Do t'i bëjë thirrje edhe një herë komunitetit tonë që të mbështetin kandidatët e LSI-së, sepse janë nga Fieri", është shprehur deputeti Dritan Prifti gjatë konferencës së tij për shtyp" shtoi më tej Prifti.

"Unë nuk mendojë që është dinjitoze që kryetari i partisë të mos kandidojë në krye të partisë së vet. Megjithatë nuk dëshirojë të komentojë veprimin e zotit Rama. Ai është veprim që e ka gjykuar vetë zoti Rama dhe Partia Socialiste dhe ne e pranojmë ashtu si është. Normale do të ishte në krye të kandidimit në krye të PS-së, sepse duke mos qenë jep një mesazh humbje. Shumë njerëz mendojnë se duke mos qenë në krye të kandidimit, zoti Rama parashikon humbje në zgjedhje dhe për këtë arsye nuk do të lejojë të largohet nga pushteti që ka në krye të bashkisë së Tiranës" tha Prifti në lidhje me mungesën e kreut të PS, Edi Rama në listën e konkurrimit në zgjedhjet e qershorit.

k.k/NOA

KOMENTE