English

Meçani: Reagimi i Edi Ramës për incidentin te Kryeministria, i papërgjegjshëm

Tiranë, 21 maj/ NOA - Zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani doli mbrëmjen e sotme me një reagim ndaj kryetarit të partisë Socialiste, Edi Rama i cili "pasi nxiti që të shpifnin mediat që kontrollon, doli edhe vetë në konferencë për shtyp në orën 17:00 për të denoncuar goditjen, sipas tij nga një punonjës i Këshillit të Ministrave, të një gruaje që protestonte përpara derës së Kryeministrisë".

Meçani citoi se "siç ka bërë të ditur Policia e Shtetit, personi që ka kryer këtë akt të dënueshëm nuk është punonjës i Kryeministrisë dhe as i administratës shtetërore, por një qytetar dhe biznesmen, i cili sipas policisë po kalonte në atë kohë për të shkuar drejt Qendrës Kombëtare të Regjistrimit te Biznesit".

Ndaj Meçani pohoi se të vërtetën e këtij incidenti e di më mirë se kushdo tjetër vete Edi Rama, i cili edhe pasi e mori vesh se policia ka identifikuar autorin e incidentit të turpshëm, vrapoi të dilte në konferencë për shtyp për të lëshuar shpifjet e radhës përpara publikut.

Më tej ka ardhur dhe komenti i zëdhënëses së kryeministrit: "Edi Rama dëshmoi kështu se është i aftë të manipulojë ultësisht çdo gjë; çdo incident dhe çdo fatkeqësi".

"Edi Rama, - vijoi Meçani, - tregoi kështu edhe një herë se është në gjendje të manipulojë fatkeqësitë njerëzore njëlloj si manipuloi shpirtrat e të vdekurve, si në rastin e Trebickës dhe për viktimat e Gërdecit.

Në këtë pikë, Meçani tha se "z. Rama i themi se këto incidente janë vërtet të turpshme dhe shumë të dënueshme, por po aq e turpshme dhe e dënueshme është rrahja dhe nxjerrja në rrugë e nënës me rroba gjumi apo goditja me grushte si një kafshe, në lokale publike, e bashkëshortes së radhës".

Duke përfunduar reagimin, Meçani tha se "përpara kësaj Kryeministrie ka protestuar dhe do të protestojë lirisht çdo qytetare e qytetar i këtij vendi".

Kurse pohoi se "ky është standardi i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili ka kërkuar hetim dhe përgjegjësi të plotë përpara ligjit për incidentin që ka ndodhur".

e.l/NOA

Â

KOMENTE