English

Meksi në Burrel: Poli i Lirisë do të ndërtojë rrugën e "Arbrit"

Burrel, 21 maj NOA - Lideri i "Polit te Lirisë", Aleksander Meksi ka marrë pjesë sot në një takimin me qytetarët e Burrelit, ku ka deklaruar ndryshimet rrënjësore që koalicioni do të sjellë për situatën sociale të qytetarëve.

Në fjalën e tij, Meksi ka nënvizuar se situata e vështirë ekonomike dhe sociale në vend ka ardhur si rezultat së ndonëse 20 vjet më parë u kërkua një Shqipëri si Evropa, sot pas 20 vjetësh nuk jemi ende të lirë.

Sipas tij, shkak të politikave keq qeverisëse, korrupsionit dhe monopoleve, Shqipëria vijon të mos përmbushë standardet demokratike, gjë që ka sjellë si pasojë që qytetarët të mos lëvizin të lirë në Evropë, por të vijojnë të jenë në radhët e pritjes për viza.

Meksi ka vene theksin tek ndërtimi i Rrugës së Arbrit, si një mundësi reale që do të ndikonte në përmirësimin jo vetëm të cilësisë së jetesës, por edhe për zhvillimin e vrullshëm të zonës verilindore të vendit.

Ndërkohë që kreu Demokristian Ndoka e vuri theksin tek situata e vështirë ekonomike dhe numri i lartë i papunësisë që sundon në qytetin e Burrelit.

Sipas Ndokës, ndonëse ky qytet ka një numër shumë të madh resursesh duke filluar që nga minierat, pyjet, uzina e ferrokromit, papunësia sa vjen e rritet dhe qyteti i Burrelit është në prag mbijetese.

"Ai vazhdon të mbijetojë falë emigrantëve, të cilët kursimet e tyre i sjellin në Shqipëri jo për të investuar, pasi shteti me politikat e taksave që zhvatin nuk krijon kushte për një gjë të tillë, por për të mbajtur familjet me bukë" u shpreh Ndoka.

Me tej Ndoka theksoi se PDK angazhohet për një politike konkurruese në sektorin e minierave me qëllim që të nxitet punësimi dhe të marrë fund mafia minerale që çdo ditë merr jetë njerëzish.

k.k/NOA

KOMENTE