Ljubjana, 21 maj, NOA - "Për 10 vjet, me siguri se Serbia do ta ketë njohur Kosovën, sepse nuk shoh se si mund t'i bashkangjitet Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën. Jam i sigurtë se BE-ja nuk do të marrë mbi vete një problem aq të madh", ka thënë shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, gjatë një konference rajonale për Ballkanin Perëndimor në Slloveni.
Ndër të tjera, ai është shprehur edhe se kosova pret që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deri në prillin e ardhshëm të vendosë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
"Pres që më së voni, në prillin e ardhshëm të kemi një vendim të gjykatës. Ne besojmë plotësisht në drejtësinë e GJND-së", ka thënë ministri i Jashtëm, Skender Hyseni Hyseni gjithashtu ka thënë se Kosova pret të përfshihet në planin e liberalizimit të vizave të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. "Jam i bindur se të gjitha vendet e BE-së, herët a vonë do ta njohin Kosovën, por njohja nuk duhet të lidhet apo kushtëzohet liberalizimin e vizave sepse flasim për lirinë e lëvizjes", ka thënë ai.
n.e/NOA
Â