English

Njoftim nga Banka e Shqipërisë

Njoftim për mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ditën e mërkurë, datë 27. 05. 2009, ora 10.00, në selinë e Bankës së Shqipërisë Â do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me këtë rend dite:

1.    Raporti mujor i Politikës Monetare për muajin prill 2009 dhe marrja e vendimit të politikës monetare.

2.    Projektrregullore R20; Mbi parimet bazë të drejtimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja dhe kriteret për miratimin e administratorëve të tyre".

3.    Projektudhëzim; Mbi rregullat e brendshëm të funksionimit të Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë".

4.    Projekt; Për dhënien e miratimit paraprak për rritjen e përqindjes të pjesëmarrjes influencuese të Bankës Islamike për Zhvillim në kapitalin aksioner të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë sh.a.".

5.    Informacion; Mbi inspektimet e kryera në banka, nga Departamenti i Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008".

6.     Raport;Mbi veprimtarinë e auditit të brendshëm në tremujorin e parë të vitit 2009".

7.    Informacioni R20;Mbi pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për muajin prill 2009".

KOMENTE