Tiranë, 21 maj NOA - Më shumë se 30 zyrtarë nga sektori privat dhe institucionet shtetërore diskutuan sot për përmbushjen e detyrimit për konsultim publik në lidhje me aspektet mjedisore të proceseve të planifikimit kombëtar dhe vendor, gjatë një seminari të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
"Ky seminar dhe seminare të ngjashme me të theksojnë se konsultimi publik nuk është thjesht një detyrim ligjor, por gjithashtu një përfitim në vetvete," u shpreh Robert Mangham, këshilltari i Prezencës së OSBE-së për Ekonominë, Mjedisin dhe Reformën Rajonale.
Në këtë veprimtari, pjesëmarrësit u njohën me përgjegjësitë e tyre ligjore për të lejuar zërin publik të dëgjohet gjatë planifikimit të projekteve.
Veprimtaria u mbajt në kuadër të bashkëpunimit mes Prezencës dhe Ministrisë në fushën e informacionit mjedisor dhe të zbatimit të Konventës së Aarhusit, e cila garanton të drejtën e publikut për informim, pjesëmarrje publike dhe qasje në drejtësi në proceset vendimmarrëse të qeverisë për çështjet që kanë të bëjnë me ambientin.
k.k/NOA
Â