Durrës, 21 maj NOA - Një shtetas italian ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një tjetër mjet.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë në vendin e quajtur mbikalimi i serave në Sukth kur janë përplasur dy automjete.
Sipas policisë, automjeti veture me targë BN482 VH që drejtohej nga shtetasi Italian Diego Francesko Pissa 32-vjeç i cili vinte në drejtimin Tiranë-Durrës është përplasur me kamionin me targë DR 6134 A me drejtues Ismail Hoxha vjeç 40 banues në Shkozet të Durrësit.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar rëndë në të dyja këmbët shtetasi italian i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët e hetimit të aksidenteve për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së këtij aksidenti.
k.k/NOA