English

PS, Tahiri: Berisha nuk mbajti premtimin për uljen TVSH për energjinë elektrike

Tiranë, 21 maj NOA - Anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka deklaruar sot para një filiali të OSSH (KESH) ku kryhen pagesat e faturave të energjisë elektrike në Tiranë, se kryeministri Berisha nuk ka mbajtur pretimin për uljen e TVSH-së.

"4 vjet më parë në programin e tij qeverisës, Sali Berisha premtoi se do ulte nga 20 % në 6 % TVSH për energjinë elektrike. Sot katër vjet më pas, TVSH për energjinë vazhdon të mbetet 20%. Ky është një Premtim i dhënë dhe premtim i pa mbajtur.

Me këtë premtim të pa mbajtur Sali Berisha u merr më tepër para nga xhepi i tyre, pensionistëve, buxhetorëve dhe të gjithë shtresave në nevojë, duke iu pakësuar tryezën e përditshme të bukës" u shpreh Tahiri.

Sipas tij, mos mbajtja e premtimeve është tipike për politikën e vjetër.

"Kjo është arsyeja pse sot nevojitet një politikë e re për ndryshim. Një politikë e re, që mban çdo premtim të dhënë" përfundoi Tahiri.

k.k/NOAÂ

KOMENTE