Tiranë, 21 maj/ NOA - Drejtoria e politikave rinore në MTKRS dhe Galeria e Arteve në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës organizojnë një ekspozitë artistike pamore për të rinjtë, "Rruga e kombit", kushtuar ndërtimit të rrugës më të rëndësishme kombëtare Durrës-Morinë.
Me këtë rast të dy ministritë kanë ftuar sot përmes medias, artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova të disiplinave të ndryshme te arteve pamore si dhe amatorë të fotografisë, pikturës, skulpturës, video instalacioni etj.
Punimet mund të dorëzohen nga dt. 25 Maj - 3 Qershor, ora 10.00-12.00 në Muzeun Historik Kombëtare dhe do të përzgjidhen nga një komision profesional i MTKRS.
Dy punimet më të mira do të vlerësohen me çmime nga organizatorët. Me këtë rast të dy ministritë kanë ngritur një grup pune të përbashkët, i cili po përgatit detajet e mëtejshme teknike të ekspozitës si vendndodhjen e saj dhe afatin e qëndrimit etj.
Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë "Lumo Skëndo" për vitin 2008, i jepet botimeve "Çabej" për realizimin e botimit me titull "Sonete" të autorit Eqrem Çabej me cilësi të veçanta estetike dhe vlera të spikatura në transmetimin dinjitoz të trashëgimisë sonë kulturore.
Botimi u dallua për kulturë të lartë botuese, për punë të kujdesshme redaktoriale, respektim të normave drejtshkrimore, si edhe minimum gabimesh shtypi.
Në këtë vlerësim u mbajtën parasysh edhe vlerat intelektuale të botimit.
Komisioni ishte i përbërë nga:
Kryetar - Aurel Plasari
Anëtarët -Fahri Balliu
Uran Butka
Gjovalin Çuni
Ermir Nika
a.k/NOA