Tiranë, 21 maj/ NOA - Fëmija 12 vjeçar Markeljan Cungu, i cili njihet si një mjeshtër i frikshëm i vjedhjeve dhe plaçkitjeve pafund në Tiranë, Durrës dhe gjetkë, është zbuluar të godasë sërish.
Ndërsa vetëm pak javë kishte që kishte përfunduar në dhomat e shoqërimit të policisë së Tiranës, sot, Markeljani u gjend si autor i një tjetër vjedhjeje banese.
Burime të Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, thanë për agjencinë e lajmeve NOA, se në sajë të një pune hetimore dhe profesionale bënë të dokumentimin ligjor të një vjedhjeje të ndodhur ditën e djeshme në Bathore.
Nga verifikimet, u provua se Markeljani i ka vjedhur një banori vendas, brenda në banesë shumën e parave prej 600 mijë lekë, 300 euro dhe 70 dollarë. "Nga kryerja e veprimeve hetimore u bë e mundur zbulimi, vendndodhja dhe kapja e autorit të kësaj vjedhje i cili dyshohet të jetë i mituri Markeljan Cungu 12 vjeç, banues në Allias", saktësoi policia.
Ajo shtoi se materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të bashkëlidhur të gjitha procedimet në ngarkim të tij, sepse dyshohet për kryerjen e një sërë vjedhjesh të ndryshme të ndodhura në kryeqytet.
e.l/NOA