Zelandë, 22 maj, NOA - Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Zelandën e re, ku një çift është kthyer në milioner në një fraksion sekonde, vetëm falë gabimit të kryer nga një bankë.
Policia e këtij vendi, edhe në bashkëpunim me Interpolin, tashmë ka nisur një hetim ndërkombëtar për çiftin, i cili është zhdukur menjëherë pasi një bankë australiane gabimisht u ka paguar 6.1 milionë dollarë, në vend që t'u jeote 6 mijë, siç ishte bërë në fakt edhe porosia prej tyre.
Burri dhe gruaja, të punësuar në një pompë benzine në qytetin Rotorua, janë paraqitur në bankën Vestpac në mënyrë që t'u mundësojë që të bëjnë tërheqje mbi limitin prej 6.000 dollarësh, mirëpo gabimisht në llogarinë e tyre u është paguar shuma njëmijë herë më e madhe. Ata janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe policia është në kërkim të tyre për t'i detyruar që të kthejnë paratë, në një kohë që banka ka thënë se ka qenë faji i saj që ata janë bërë milionerë sa hap e mbyll sytë.
n.e/NOA