English

Entuziazmohet nga fjalimi i Baidenit, i fal tokën për të ndërtuar shtëpi në Bosnjë

Sarajevo, 22 maj, NOA - Hazim Imamoviç nga qyteza Olovo e Bosnjës qendrore, i entuziazmuar nga fjalimi i nënpresidentit amerikan në parlamentin e këtij vendi ka vendosur që Xho Bajdenit t'ia dhuroi një pjesë të tokës që e disponon.

"Shpresoj se Bajden dhe të afërmit e tij do të vijnë këtu, (në Bosnjë), për të ndërtuar një shtëpi për vete dhe pasardhësit", ka thënë Imamoviç. Ky 52-vjeçar dhe ish-pjesëtar i ushtrisë së Bosnjës, i prekur nga ftesa që Xho Bajden u dërgoi liderëve të këtij vendi që të heqin dorë nga nacionalizmi dhe t'i kthehen ardhmërisë, ka thënë se këtë hap e ndërmerr i motivuar nga fakti që Bajden është "njeri shumë i mirë". Imamoviç ka thënë se është i entuziazmuar me fjalimin e nënpresidentit amerikan, sepse siç ka thënë ai, Bajden është i vetmi që ka folur realisht dhe me ndershmëri.

NOA-INA

KOMENTE