Tiranë, 22 Maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 22Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail:Â info@noa.al
Gazeta "Shekulli" vjen sot para lexuesit me titullin kryesor "PD-PS, ndryshojnë listat për 7 qarqe", i cili sqaron se sipas vendimit të fundit të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, partive u është dhënë mundësia që deri më 27 maj të ndryshojnë listat e kandidatëve për deputetë.
Sipas këtij artikulli, ndryshime të listave pritet të ketë në Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Berat dhe Gjirokastër.
Një shkrim tjetër në këtë të përditshme është ai me titull "Vrasja e Mirit të Xhikes, kthehet çështja", i cili tregon sesi është kthyer për rigjykim nga Gjykata e Lartë dhe Apeli i Krimeve të Rënda dosja e vrasjes së biznesmenit.
Gjithashtu në këtë prag sezoni për maturantët e shkollave të mesme, vjen lajmi me titull "Universitetet, pikët minimale për çdo degë".
 Gazeta "Panorama" hapet sot me titullin e madh "Emrat e rinj, PD-PS ndryshojnë listën e deputetëve". Mbas paktit me KQZ-në, PD dhe PS kanë ndryshuar përsëri dje listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Mosplotësimi i kriterit prej 30 për qind të kandidateve femra, ka detyruar partitë e mëdha të bëjnë lëvizje emrash në renditjen e kandidatëve. Kështu, Partia Socialiste ka ndryshuar emra në Shkodër, Lezhë dhe Kukës, ndërsa Partia Demokratike në Tiranë, Berat dhe Dibër.
Në faqe të parë të kësaj gazete gjejmë dhe titullin "Vendimi për Gërdecin, zbardhet dialogu mes Berishës, Mediut e Bodes në mbledhjen e qeverisë", i cili flet mbi debatin e 14 Marsit 2007. Kryeministri dhe ministri i Financave, kritika Mediut për çmimin e municioneve.
Një tjetër shkrim në këtë të përditshme është ai me titull "Bello: Kryetari ka privatizuar partinë".
Në këtë shkrim, nënkryatari I PSD duke reaguar per zgjedhjen e emrave në listat e kandidatëve për deputetë dhe citon se "Gjinushi ka bërë trafik me listën e deputetëve".
Në këtë të përditshme do të gjeni dhe shkrimin që sjell rezultatet e sondazhit të kryer nga "Gani Bobi". Ky shkrim vjen me titullin "Sondazhi i "Gani Bobi", PD kryeson Tiranën".
 "Gazeta Shqiptare" vjen sot me kryeartikullin "PS bojkot KQZ-së. Alarmohet opozita: Duan të na eleminojnë kandidatët".
Ai tregon se si përfaqësuesi i socialistëve braktis mbledhjen, shkelet ligji për 30% femra.
Në vijm do të lexoni "Ambasadori i OSBE-së,Robert Bosch kritikon partitë: Listat nuk ishin transparente sa duhet".
Një tjetër titull në faqe të parë të kësaj të përditshme është: "Taulant Balla: U bëra me djalë, Berisha mos të guxojë të shajë më".
Shkrimi që flet mbi protestën e të verbërve të bërë dje para kryeministrisë vjen me titull "Dhunë mbi të verbrit para kryeministrisë, godet biznesmeni".
Tjetër shkrim është dhe ai me titull: "Bamir Topi në Kroaci: Eshtë koha për liberalizimin e vizave".
 E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin "Sondazhi, PD fiton zgjedhjet në Tiranë", i cili tregon se Instituti "Gani Bobi" ka anketuar 2 mijë qytetarë të kryeqytetit dhe evidenton se 47% prej tyre përkrahin mazhorancën aktuale, kundrejt 44.2% që merr PS. Në brendësi të shkrimit do të gjeni të gjitha detajet për pyetësorët e plotësuar.
Në rubrikën "Repotazh" të kësaj gazete do të lexoni: "Emocionet në vizitën e Bajdenit".
Një tjetër shkrim në këtë gazetë vjen me titullin "Basha: Shqiptarët, pa viza si Evropa".
Ndërsa në rubrikën opinion do të lexoni "Edi Rama, politikani i betejave të humbura".
Gjithashtu, në lidhje me mos kandidimin e kryetarit të PS për kandidat për deputet, në zgjedhjet e 28 qershorit, do të gjeni reagimin e LSI-së në shkrimin me titull: "LSI: Mungesa e Ramës, një mesazh humbjeje".
 Gazeta "Standard" ka në qendër të saj artikullin "Sondazhi i "Gani Bobit", Tiranën e fiton PD-ja". Ai tregon se në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, qarkun kryesor të vendit, Tiranën, e cila ka 32 mandate deputetësh, do ta fitonte Partia Demokratike.
Një tjetër titull është: "Gratë: Nuk do të ketë kthim listash për PD-në dhe PS-në".
Gjithashtu në këtë të përditshme do të gjeni dhe shkrimet me tituj "Programi i PD-së: Ekspertët i dorëzojnë Berishës materialet".
Në faqet e kronikës do të lexoni: "Rikthehet për gjykim vrasja e Mirit të Xhikes".
e.l/NOA
Â
Â