English

Gjykata e Lartë, argumentimi zyrtar i vendimit për procesin e "Gërdecit"

Tiranë, 22 maj NOA Update - Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shpalli sot në orën 14.00 vendimin për shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurve Fatmir Mediu dhe 29 personave të tjerë, lidhur me tragjedinë e Gërdecit më 15 mars 2009 ku 26 vetë vdiqën nga shpërthimi i pakontrolluar i municioneve të kalibrit të rëndë, 300 të tjerë u plagosën dhe u shënuan 20 milionë euro dëme materiale.

Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Lartë për gjykimin e akuzave penale në ngarkim të të gjithë të pandehurve, përjashtuar ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. si dhe dërgimin e çështjes në ngarkim të tyre për kompetencë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Po ashtu Gjykata e Lartë vendosi veçimin e padisë civile nga procesi penal të paditësve Nazmije Hazizaj, etj. përfaqësuar nga avokate Blerta Kraja të legjitimuar nga organi i prokurorisë në fazën e hetimeve paraprake dhe mospranimin për shqyrtim të kërkesë- padisë së Avokatit të Shtetit dhe padive të tjera civile duke i dërguar ato për shqyrtim nga një trup gjykues civil i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Lista e plotë e të pandehurve që nuk do të gjykohen nga Gjykata e Lartë

Agim Lala

Ndue Marku

Ardian Mullai

Zija Bahja

Luan Hoxha

Zenun Ferro

Hysni Cocka

Lavdi Shatro

Jorgo Mino

Fiqiret Mato

Armand Tartari

Fatbardh Kuçi

Shpëtim Spahiu

Adriatik Mema

Rezart Tërshana

Denis Hajdari

Gëzim Hoshafi

Besnik Dauti

Agim Babameto

Fahri Toska

Mihal Delijorgji

Ylli Pinari

Shkëlzen Madani

Ardian Mullai

Sokol Ngjeci

Dritan Minxholli

Juliana Margariti

Dashnor Çaushi

Hilmi Lacaj

Albademil sh.p.k.

e.l/NOA

KOMENTE