Durrës, 22 maj, NOA - Policia e Durrësit ka ndaluar të dyshuarin për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentative", parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai është Elton Nikocaj, lindur dhe banues në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit.
Ndalimi tij u bë për arsye se gjykata e këtij qyteti me vendimin e datës 10.11.2008 ka dhënë për këtë person masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë".
Këtë vepër, i lartpërmenduri e ka konsumuar më datë 31.03.2008 në lagjen nr.11 të Durrësit, ku për motive të dobëta, ai ka tentuar të vrase me thikë Orges Avdylin.
n.e/NOA
Â