English

Papa Benedikti XVI, sot takim të veçantë me presidentin e ri maqedonas, Ivanov

Romë, 22 maj, NOA - Delegacioni shtetëror-kishtar maqedonas i udhëhequr nga presidenti, Gjorgje Ivanov sot do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Itali dhe Vatikan.

Delegacioni i Maqedonisë do të ketë audiencë te papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë në Vatikan, i cili më pas do ta pranojë presidentin Ivanov.

Shefi i shtetit maqedonas gjatë qëndrimit në Romë, do të ketë takim edhe kryetarin e Parlamentit italian, Xhanfranko Fini.

Këto takim realizohen në kuadrin e manifestimit tradicional "Maqedonia në nder të Shën Cirilit".

Çdo vit në 24 maj Republika e Maqedonisë i jep nderime krijuesit të shkrimit slloven me lutje në varrin e tij në kishën "San Klimente" në Romë.

NOA-INA

KOMENTE