Khabarovsk, 22 maj, NOA - Nis sot punimet Samiti mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë mbi zgjidhjet e mundshme për efektet që jep kriza ekonomike, e cila ka përfshirë gjithë botën.
Ndërkaq, bëhet e ditur se në këtë samit, Rusia dhe Bashkimi Evropian janë do të përpiqen të ngushtojnë hendekun e ndarjeve të thella lidhur me çështjet si energjia, tregtia dhe siguria, gjatë një samiti që zhvillohet në Khabarovsk.
Shpresohet që samiti të dalë me rezultatin e rifillimit të mundshëm të dialogut mes palëve.
Takimi vjen në kohën kur janë rritur tensionet mes Moskës dhe Brukselit për një listë të gjatë çështjesh, përfshirë dhe përpjekjet e Evropës për të forcuar marrëdhëniet me vendet si Ukraina dhe Gjeorgjia.
Një vit më parë kur Dimitry Medvedev u bë presidenti i ri i Rusisë pati shpresë se marrëdhëniet me Bashkimin Evropian mund të përmirësohen në mënyrë graduale. Por kjo nuk ndodhi në fakt dhe këto marrëdhënie u pëkeqësuan në mënyrë të vazhdueshme.
Ato u acaruan verën e kaluar gjatë luftës së shkurtër mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Që prej asaj kohe, ka patur një tjetër debat për gazin mes Rusisë dhe Ukrainës që çoi në ndërprerjen e furnizimeve për shumë vende evropiane për dy javë në mes të dimrit.
Nga ana tjetër, ekziston edhe një betejë e vazhdueshme lidhur me shpërndarësit e energjisë teksa Evropa përpiqet të gjejë alternativa përballë rritjes së varësisë ndaj gazit rus.
n.e/NOA