English

Vrasja e 18 vjeçarit, maturantët e "Ali Demit" tubojnë në heshje, autori burg pa afat

Vlorë, 22 maj, NOA - Katër ditë pas vrasjes së Armir Danajt, 18 vjecari që u qëllua me thikë në zemër pas një sherri për një femër, shokët e tij zilen e fundit të shkollës e shndëruan në një tubim në kujtim dhe nder të tij.

Shumë maturantë të shkollës "Ali Demi", të shoqëruar edhe nga nxënës dhe mësues të tjerë të kësaj shkolle, kanë marshuar nga shkolla deri te banesa e Armir Danajt, të veshur me bluza ku ishte stampuar fotoja e maturantit të vrarë.

Festën e "ziles së fundit", ata e konveruan në një marsh lotësh, si kujtim dhe qëndrim ndaj krimit që preku familjen Danaj dhe mori jetën e 18-vjeçarit.

Shokët e klasës dhe të tjerë bashkëmoshtarë e shokë shkolle të Danajt kanë kërkuar që drejtësia të vihet në vend. Ata kanë kërkuar që përveç autorit të arrestuar, të dënohet maksimalisht dhe nxitësja e krimit, e cila është e nëna e vajzës, për të cilën u konfliktuan dy të rinjtë.

Edhe xhaxhai i Armirit, duke folur para mediave, tha se kërkojnë nga drejtësia të japë dëminim maksimal për përgjegjësit e këtij krimi të rëndë, që preu në mes jetën e 18 vjeçarit Danaj, ndërsa nga ana tjetër ju bëri thirrje qytetarëve dhe mbarë opinionit të dënojnë rëndë të tilla krime që mund të prekin familjen e gjithëkujt nga papërgjegjshmëria e njerëzve që duhen dënuar.

E ndërsa maturantët tubonin në marshin e lotëve, Arsi Dajlani, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçarit, ka qenë para togave të zeza, ku ka marrë masën e sigurisë "arrest në burg" deri në përfundim të hetimeve. Ai akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim ndërsa mamaja e të dashurës së tij, e cila nga të gjitha palët shihet si nxitëse e këtij krimi merret vazhdimisht nga blutë në pyejte, por ende nuk është marrë asnjë masë ndaj saj.

Familjarët e 18-vjeçarit Danaj, kërkojnë që edhe ajo të dënohet nga drejtësia, si nxitësja kryesore e këtij krimi, që mori jetën e djalit të tyre.

n.e/NOA

Â

KOMENTE