Tiranë, 22 maj/ NOA Update - Një person i shumëkërkuar për krime të rënda, dënuar nga gjykata dhe shpallur në kërkim, është arrestuar permes një operacioni special, informoi mesditën e sotme policia e Tiranës.
Flamur Hida, 28 vjeçar, i dënuar me 20 vjet heqje lirie (ishte i mitur) për akuzën e grabitjes me dhunë, u prangos në kryeqytet gjatë një operacioni të posaçëm dje pasdite, pak ditë pasi ai mbahej nën përgjim nga forcat e sektorit antikrim të policisë së Tiranës.
Gjatë momenteve të arrestimit tre pistoleta iu gjetën Flamur Hidës, kurse një valë kontrollesh po vijon në banesën e tij dhe zona të tjera ku lëvizte i shumëkërkuari.
Policia e konsideron Flamur Hidën, element kyç për vrasjen në grabitje, në vitin 1998 të qytetarit italian Stefano Rossi.
Arrestimi i Flamur Hidës, i njohur si një anëtar kryesor i "Bandës së Yzberishtit" në vitet '90, u bë në zonën e "Komunës së Parisit", ku i kërkuari nuk bëri rezistencë ndërsa ishte i rrethuar.
e.l/NOA