English

Berisha në Kuvendin e PD: Shqipëria do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Evropë

Tiranë, 23 maj NOA - Kryeministri Berisha ka marrë fjalën në Kuvendin e Partisë Demokratike që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

PD, prezanton programin e elektorat për zgjedhjet e 28 qershorit.

Berisha në fjalën e tij ka premtuar se Shqipëria në vitin 2009 do të jetë vendi me rritjen më të lartë ekonomike.

"Jam krenar që qeveria ime nënshkroi marrëveshjen e parë me komitetet e mëdha fetare. Sikundër garantoj shqiptarët se thesari me i çmuar i tyre, tolerancën e tyre, do përpiqem ta ekspozoj, eksportoj në mbarë botën" u shpreh Berisha. Â

Kryeministri është ndaluar edhe në luftën kundër korrupsionit si prioritet i qeverisë së tij.

"Qeveria me duar të pastra ishte premtimi ynë. Sot pas 4 vitesh Shqipëria në 24 vende që kishte lënë para katër vitesh tashmë la mbrapa 95 vende.

Shqipëria do të zbatojë kriteret praktikat ligjet më transparente të gjithave vendeve me të suksesshme në luftën kundër korrupsionit" tha më tej ai.

Sipas tij zotimi i qeverisë është lëvizja e lirë ne BE.

"Do të ndërmarrim reformën e thellë të pensioneve. Do të mbetet vendi i kostos së prodhimit më të ulët në Evropë, me rritjen më të madhe ekonomike. Kjo të realizohet me reforma të thella të gjithanshme" shtoi Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE