Korçë, 23 maj, NOA - Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur fshati Biranj, është gjetur një person i vdekur, i cili nga hetimet paraprake u konstatua se gjatë orëve të natës është aksidentuar në mënyrë fatale nga mjet i paidentifikuar.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, policia ka mundur ta identifikojë këtë person, i cili ishte Selim Osmani, 48-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Libonik të Â Korçës, i cili në momentin e aksidentit, ka dashur të kalojë rrugën nga njëra anë e saj, në tjetrën.
Policia kreu veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal dhe vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.