English

KQZ, sot në "sitë" listat e kandidatëve të PS-PD. Korrigjimet deri 27 maj

Tiranë, 23 maj, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të marrë në shqyrtim gjatë mbledhjse së sotme të tij rregullsinë në listat zgjedhore të kandidatëve për dy partitë e mëdha, PD dhe PS.

Pasi ka kthyer mbrapsht dje listat e mjaft partive të vogla si PDK, LZHK, PBK, Poli i Lirisë etj, një gjë të tillë ky institucion pritet që ta bëjë edhe me dy partitë e mëdha, përfaqësuesit e të cilave, edhe vetë kanë deklaruar se ka patur parregullsi në listat e tyre.

Sipas të dhënave, parregullsitë kryesore kanë të bëjnë me mosrespektimin e normës së përfaqësimit në nivelin prej 30 përqind për femrat, si edhe një pjesë e konsiderueshme e dokumentave të identifikimit të kandidatëve, të cilat ose rezultojnë të skaduara, ose të pavlefshme.

Këto në fakt, kanë qenë edhe dy arsyet kryesore për të cilat u kthyen mbrapsht për korrigjim listat e kandidatëve të partive të vogla ditën e djeshme prej anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkaq, dy partitë e mëdha, PS dhe PD, prej dy ditësh kanë nisur të korrigjojnë listat e tyre për të 7 qarqet, në mënyrë që kur të vijë momenti i paraqitjes së tyre pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ato të rezultojnë në rregull.

Për këtë arsye, pritet që listat e zgjedhësve të kenë ndryshime dhe të mos jenë ato të cilat publikuan krerët e partive pak ditë më parë.

Nga ana e tij, institucioni i KQZ-së u ka lënë partive politike në dispozicion një afat prej 3 ditësh për të patur mundësi të korrigjimit të listave të kandidatëve të tyre. Sipas urdhrit më të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ridorëzimi i tyre duhet të kryhet brenda datës 27 maj.

n./eNOA

KOMENTE