Tiranë, 23 maj, NOA - Kryeministri Sali Berisha pritet të prezantojë sot në Kuvendin e Partisë Demokratike programin me të cilin kjo parti do të dalë në zgjedhjet e 28 qershorit.
Ashtu si edhe listat e kandidatëve, programi publikohet në momentet e fundit dhe një gjë e tillë, pritet që gjatë javës së kryhet edhe nga Partia Socialiste.
Sipas të dhënave paraprake, prioritetet e programit të Partisë Demokratike, i hartuar nga ekspertë të kësaj partie, janë infrastruktura rrugore, ndërtimi dhe rindërtimi i shkollave, punësimi, vëmendje ndaj të rinjve dhe dy pikat e rëndësishme, reformat për të marrë statusin e vendit kandidat dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. n.e/NOA
Â