English

Operacioni "Shengen" vë nën pranga katër kosovarë për falsifikime

Prishtinë, 23 maj, NOA - Pas një hetimi disa mujor në kuadrin e operacionit "Shengen", forcat e policisë së Prishtinës kanë identifikuar dhe më pas, arrestuar 4 persona, të cilët dyshoheshin se merreshin me trafikim njerëzor, falsifikim të vizave dhe dokumenteve zyrtare.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, hetuesit kanë arritur të grumbullojnë provat e nevojshme lidhur me veprat penale e përmendura dhe në kuadër të tyre kanë ndërmarrë dy kontrolle të befasishme, njërin në rrugën "Ismajl Qemali" në Prishtinë dhe tjetri në fshatin Papaz të Ferizajt.

Gjatë bastisjeve të banesave të të dyshuarve, forcat e policisë kanë mundur të konfiskojnë 3 pistoleta të llojit Beretta 6.35 mm, 7 letërnjoftime,3 kërkesa për viza, 10 pasaporta të ndryshme, disa formularë për aplikim për punësim, 2 letra të zbrazëta por të vulosura, 6 çertifikata lindje, 2 kontrata pune, 3 dosje me polisa të sigurimit dhe 1 vulë.

Personat e vënë nën pranga janë që të katërt kosovarë, me emrat G. Beshiri, N. Beshiri, V. Beshiri dhe S.Osmani.

n.e/NOA

KOMENTE