English

Piu fotoksinë, 31-vjeçarja ndodhej në kushtet e një depresioni të rëndë

Korçë, 23 maj, NOA - Një 31-vjeçare nga fshati Rëmbec i Korçës, e ndodhur në kushtet e një depresioni të rëndë, ka konsumuar lëndën helmuese të fotoksinës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Arjana Bajrami, lindur dhe banuese në fshatin Rëmbec të Korçës është shoqëruar nga familjarët në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë me simptoma të helmimit.

Nga hetimet paraprake, u konstatua se ajo kishte përdorur lëndë helmuese fotoksinë në kushtet e depresionit psiqik dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet e nevojshme proceduriale për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 99 dhe 22 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE