Tiranë, 23 maj, NOA - Rreth 50 persona janë grumbulluar paraditen e sotme para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, duke protestuar mbi heqjen nga lista të kandidatit demokrat Sami Gjergji.
Bëhet e ditur se ata kanë qenë banorë të zonës së Sukthit, ku gjergji rezulton të jetë edhe deputet i cili përfaqëson Partinë Demokratike.
Banorët në fjalë, janë paraqitur mjaft rë rebeluar ndaj faktit të heqjes nga lista të emrit të Gjergjit dhe në thirrjet e tyre kanë kërkuar që ai të rifutet brenda saj.
"Samiu ka bërë shumë për komunitetin. Nëse ai nuk është në listë, ne edhe mund të mos votojmë fare", janë shprehur këta banorë.
Reagimi është shkaktuar pas dorëheqjes së deputetit Sami Gjergji nga kandidimi për qarkun e Durrësit, pasi figuronte i 9-i ë listë dhe e cilësoi veten për këtë si të pavlerësuar nga partia së cilës i ka shërbyer.
n.e/NOA