English

Qëlloi me armë një 52-vjeçar, policia çon në qeli të riun

Kavajë, 23 maj NOA - Efektivat e komisariatit të policisë së Kavajës arrestuan sot një 20-vjeçar pasi dyshohet se qëlloi me armë një 52-vjeçar.

Flamur Meçi, 20-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në fshatin Prezë të Tiranës u arrestua nga policia pasi mbrëmë rreth orës 22.00, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në fshatin Gosë të Kabajës, 52-vjeçarin Latif Sokoli, 52 - vjeç.

I dëmtuari u transportua menjëherë në spitalin e Durrës, dhe pas ndërhyrjes mjekësore i shpëtoi rrezikut.

Ndërkohë që forcat e policisë së komisariatit të Kavajës mbërritën në vendin e ngjarjes për të zbuluar autorin dhe motivin e plagosjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se pas hetimeve të para u bë i mundur identifikimi i të dyshuarit ndaj të cilit u mor masa e arrestit.

Sipas policisë, Meçit, në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua arma e krimit, një pushkë model 56 karabinë.

Ai akuzohet për veprat penale të "vrasjes me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

k.k/NOA

KOMENTE