English

Qëllojnë me pistoletë drejt automjetit, shkaku, për një konflikt të dikurshëm

Shkodër, 23 maj, NOA - Dy persona kanë qëlluar me armë ndaj një automjeti, brenda të cilit ishte një person, por për fat, nga breshëria e plumbave u dëmtua vetëm automjeti.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qaf-Gushtë, në fshatin Koman të Shllakut në rrugën dytësore, ku është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit tip veturë BMW me targa të huaja AJ 746 HK, brenda së cilës ndodhej 22-vjeçari Nard K..

Për fat, nuk ka patur asnjë të plagosur, përveçse rezulton i dëmtuar automjeti në fjalë.

Policia ka mundësuar identifikimin e autorëve të ngjarjes, të cilët sipas saj rezultojnë të jenë 36-vjeçari Sokol Gjonaj, vjeç 36, lindur e banues në Koman, si dhe Marash Bicuku, vjeç 30, lindur në fshatin Qelez të Pukës dhe banues në Shkodër

Nga veprimeve e kryera hetimore, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, mes Nard K. dhe Sokol Gjonajt,

Tashmë është bërë shpallja në kërkim e dy autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre.

KOMENTE