Delvinë, 23 maj, NOA - Drejtori i spitalit të Delvinës, Ilir Gazheli, ka pësuar paraditen e sotme një akt dhune të ushtruar ndaj tij, përmes goditjes me grushta nga një person, i cili tashmë është ndaluar nga policia.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, aludohet që arsyeja e aktit të dhunës së ushtruar ndaj Gazhelit të jetë me motive politike, pasi ai rezulton të jetë edhe
kandidat për deputet i Partisë Republikane për qarkun e Vlorës.
Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë mjeku Gazheli, sipas të cilit "Motivi është politik. Ka lidhje me kandidimin tim për PR-në".
Policia ka publikuar menjëherë identifikimin e personit që shkaktoi dhunën, ai është Shkëlqim Isufi, 35-vjeç, banor i fshatit Bamatat në rrethin e Delvinës dhe sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18.00 në qendër të qytetit të Delvinës, pranë degës së "Raiffeisen Bank". Katër orë nga ngjarja, policia ka bërë shoqërimin e të akuzuarit për dhunë ndaj mjekut. Policia thotë se "Nga hetimet, shkak i konfliktit mes palëve është debati për çështjen e furnizimit të automjeteve të spitalit të Delvinës tek pika e karburantit, pronar i të cilës ishte autori, Shkëlqim Isufi.
n.e/NOA