English

Vret veten ish-presidenti i Koresë së Jugut, Ro Mu Hyn, arsyet mbeten mister

Kore, 23 maj, NOA - Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Ro Mu Hyn, pasi ka lënë një shënim, është ngjitur në një mal afër shtëpisë, është hedhur që aty, duke shkaktuar vetëvrasjen.

Lajmi bëhet i ditur nga një ndihmës i tij, sipas të cilit ish-presidenti Roh kishte lënë një shënim sot në mengjes para se të ngjitej në një mal afër shtëpisë, nga i cili më pas u hodh në greminë. Ndërkaq, policia thotë Roh kishte marrë plagë të rënda në kokë. Ai vdiq gjatë rrugës për në spital, në pjesën jugore të vendit, ndërsa autoritetet thonë se po hetojnë rrethanat e vdekjes. Roh, i cili ishte 65 vjeç, ka qenë president nga viti 2003 deri më 2008. Ai u zgjodh në këtë post falë një programi të tij për luftën kundër korrupsionit. Në fillim të këtij muaji, ai u mor në pyetje pas akuzave se gjatë kohës kur ishte në pushtet kishte marrë rryshfet me vlerë prej më shumë se 6 milion dollarësh nga një biznesmen. Ai e pranoi se gruaja e tij kishte marrë një sasi parash si hua për të paguar borxhet, por tha se nuk kishte patur dijeni për paratë.

n.e/NOA

KOMENTE