Brazil, 24 maj NOA - Një avion privat, pronë e një biznesmeni u rrëzua në Brazil, për pasojë gjetën vdekjen të paktën 14 pasagjereve, mes të cilëve shtatë anëtarë të së njëjtës familje.
Mediat lokale bënë të ditur se avioni ishte nisur nga Sao Paulo, dhe u aksidentua pranë një pike turistike në veri-lindje të Brazilit.
Avioni i cili u rrëzua ishte pronë e një biznesmeni, pronar i një shoqërie investimesh dhe ish-drejtor banke.
Biznesmeni Roxher Rajt gjendej në avion dhe humbi jetën bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e nipin e tij.
Sipas policisë asnjë nga pasagjerët nuk mundi të mbijetonte, pasi sipas dëshmitarëve avioni kishte shpërthyer para se të rrëzohej.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti që u kushtoi jetën të paktën 14 personave.
k.k/NOA