Drenas, 24 maj NOA - Një 55-vjeçar është gjetur i vrarë mesditën e sotme në fshatin Zabel i ulët në Drenas të Kosovës.
Polici u njoftua se kishte ndodhur një vrasje, dhe menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, është vrarë me armë zjarri 55-vjeçari me iniciale R. A.
Hetuesit e komisariatit të policisë së Drenasit në bashkëpunim me hetuesit rajonal për hetimin e krimit filluan veprimet e tyre për të identifikuar autorin e krimit si dhe për të zbuluar vendndodhjen e tij.
Mësohet se rreth njëzet minuta pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Korreticë e lartë dhe ka bërë të mundur identifikoj dhe të arrestoj një person për të cilin dyshohet të jetë i dyshuari kryesor i këtij krimi.
Policia gjeti dhe një armë automatike AK-47 e cila dyshohet të jetë përdorur për të vrarë 55-vjeçarin. Â
Sipas policisë i arrestuari si i dyshuar për këtë ngjarje është 34-vjeçari me iniciale A.C.
Ai u arrestua me urdhër të prokurorit dhe është dërguar në Qendrën Rajonale të Paraburgimit në Prishtinë.
Ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë punën për të zbuluar shkaqet e kësaj vrasjeje.
k.k/NOA