In memoriam për Dritan Hoxhën, presidentin e ndjerë të kompanisë mediatike "Top Media", i cili ndërroi jetë pas një aksidenti 23 majin e vitit të kaluar në Tiranë, në një aksident rrugor.
Nga stafi i Top Channel
Miq, dashamires, bashkëpunëtorë të Dritan Hoxhës dhe punonjës te Top Medias, përshëndetje dhe mirë se keni ardhur. Ka kaluar nje vit qe kur Tani, nuk eshte me mes nesh. Ne ate dite te rende, më ra barra e papërballueshme e dhënies se lajmit, qe nuk do te kisha dashur ta jepja kurre. Ndarja nga jeta e prekshme e Tanit, krijuesit te revolucionit teknologjik ne Shqiperi, ishte, vazhdon te jete, e me gjase do te vazhdoje te jete nje peshe e madhe per tu mbajtur, edhe ne te ardhmen. Por e sigurt është qe ai do te qëndrojë mes nesh, per arsyen e thjeshte se kemi shume se cfare te kujtojme prej tij, secili prej nesh dhe te gjithe bashke, ne planin personal dhe ate profesional.
Dritani u lind ne nje familje te thjeshte ne Tirane. I goditur qe foshnje nga fatkeqesia e humbjes se te jatit, megjithate ai shpejt pati fatin te rrethohej nga dashuria e te gjitheve, e nene Zyrase se vuajtur e zemermire dhe e gjithe familjes se tij te re e veçanërisht nga afeksioni I atij qe do te kthehej ne te jatin e tij shpirteror, baba Jahon. Djali i shkathet dhe energjik i rritur ne Laprakën shumëngjyrëshe dhe te gjalle, shume shpejt do te fillonte te njihej per pasionin e tij radioteleviziv, per shpikjet e tij, per antenat e levizshme, qe sfidonin muret me te cilat kishte rrethuar mendjet e shqiptareve, diktatura komuniste.Dritani do te niste studimet per mjekesi, por shpejt do ti braktiste ato. Per te realizuar endrrat e tij te medha, ai kishte nevoje te ecte me shpejt dhe ne vitin 1991, ai iu bashkua mijera shqiptareve si ai, qe vendosen te ecnin me shpejt se Shqiperia, duke u larguar prej saj me anije. Por Tani shpejt do ta kuptonte se endrrat e tij, kerkonin te realizoheshin ne token ku ai u lind. Rikthehet shpejt ne Tirane . Tashme i bashkuar me shoqen, partneren, te dashuren e tij te jetes, nenen e femijeve te tij te ardhshem, Vjollcen, ai nis ne atdhe rrugen e veshtire dhe te komplikuar te biznesit, ne nje vend postkomunist. Intuita dhe talenti per te ecur ne drejtimin e kundert te turmes, bene qe ai shpejt te shkelqente ne bisnesin e kafese, ose sic e pelqente ta quante ai, ne biznesin e nje malli qe kushton pak, por konsumohet shume. Biznesit te pare, qe jo rastesisht do ta identifikonte edhe me vajzen e tij te pare Lorin, do ti ngjiste etiketen e suksesit te pakonkurueshem, me formula marketingu te papara ne tregun primitiv shqiptar, bashkengjitur me fjalen me te fundit te teknologjise se prodhimit te saj, ndihmuar si gjithmone nga shoket e tij te ngushte e te afert dhe bashkeshortja e tij Vjollca.
Por teknologjia dhe media ishin dy endrrat ne sirtar te Dritan Hoxhes. Dhe ai nuk kishte hequr dore prej tyre. Shpejt do ta provonte kete ndaj te gjitheve. Endrra e tij zuri te ngjizej pikerisht atehere kur te gjitheve ne, na u thyen endrrat, ne vitin e mbrapshte 1997. Nje vit me vone lindi Redia vajza e tij e trete, po ne te njejten dite, lind edhe Top Albania Radio. Jo rastesisht data ishte 14 shkurt. Dy fryte dashurish te Dritan Hoxhes.
Por koha per Tanin ecte gjithmone me shpejt se per te tjeret. I pelqente te fliste gjithmone per dimensionin e saj, e me vete, e sfidonte ate. Garat i fitonte dhe i mbaronte shpejt. Ndaj sfida radiofonike ishte pak, per te kenaqur gjenialitetin e tij krijues. Fakt i kesaj sfide te madhe kryesisht me veten, eshte krijimi i Top Channel. Sot mund ti gjejme shume epitete ketij televizioni, por nga te gjithe, dashamires dhe jo, ky ekran pan shqiptar, mbetet vizioni i shqiperise se ardhme, ashtu si duhet te jemi, ashtu si e meritojme, europiane, moderne por edhe patriote. Top Channel eshte kryevepra me e madhe e Tanit, jo per teknologjine, jo per efektet, por per permbajtjen, per dashurine, per krijimtarine qe ai ofron.
Sot Top Channel, eshte jo vetem aseti me i madh qe na ka lene Tani, por edhe ngushellimi me i madh, pas humbjes se tij. Nje vit pas ikjes se Tanit, kujtimi i tij eshte dhe do te mbetet gjalle. Dikush pat shkruajtur se ai jetonte me 300 kilometra ne ore. Pavaresisht se ky nuk eshte ngushellim per ne te tjeret, per nenen, per gruan, per vajzat dhe princin e vogel Itan, qe cdo dite qe kalon, i ngjan gjithnje e me shume te jatit, shpejtesia dhe vrulli me te cilin ai jetoi, deshmojne se pas karakterit te tij vullkanik, krijues dhe shumedimensional, fshihej nje plak i urte dhe i mencur, qe la pas nje veper qe do jetoje shume me gjate se gjithcka tjeter. La nje prone qe i perket te gjithe shqiptareve, duke i bere krenare ata perballe botes. Vepra e Dritan Hoxhes, sot eshte gjalle. Ndaj gjalle, eshte edhe Dritan Hoxha. Falemnderit.
Thanë:Â
Biks Aliu
Ambasada e SHBA, Tiranë - zëdhënës
Është një nder për mua, që të jem sot, në këtë ceremoni. Unë vetë nuk e kam pasur kënaqësinë që të takohem me zotin Hoxha, por kam dëgjuar shumë për ambiciet e tij dhe për rendjen e tij të pareshtur drejt së resë. Janë pikërisht njerëz si Dritani, që kanë ndryshuar kombe dhe botën. Unë nuk kam qenë këtu që të njihesha me të, dhe të shihja ndryshimet, por shumë miq të mi shqiptarë më thonë që Shqipëria është një vend ndryshe sot edhe falë punës së palodhur të Dritanit. Nga ajo që kam dëgjuar mund të them se Dritani ishte një udhëheqës i vërtetë, këmbëngulës, i fortë, por edhe me një ndjenjë padurimi. Sot nuk është aspak e vështirë që të shohësh frytet e punës së tij të palodhur, këmbënguljes dhe imagjinatës së tij. Nuk është aspak e vështirë të shohësh që dashuria e Dritanit për Shqipërinë e shtyu atë dhe ekipin e tij të arrinte maja, të cilat mendoheshin të paarritshme. Kush mund të mendonte që Shqipëria do të bëhej udhëheqëse në rajon, për teknologjinë e medias. Këtë e bëri Dritani. Kush do ta kishte menduar që Shqipëria do të ishte një nga vendet e para me teknologjinë "high definition" në të gjithë rajonin. Dritani e bëri edhe këtë. Kush do ta kishte menduar se Top Channel do të ishte roja udhëheqëse në ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe evidentimin e korrupsionit. Edhe këtë Dritani e bëri. Unë mund të vazhdoj e të flas pa fund se si zgjohem në mëngjes me emisionin "Wake up", me Ledionin dhe Enon, apo se si Adi Krasta me programin "E diell" më ndriçojnë ditën e dielë, apo se si një nga shfaqjet e mia të preferuara "Portokalli" e ka bërë punën time shumë më të lehtë.
Por, do ta mbyll duke cituar fjalë që iu atribuan një prej themeluesve më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara të stacionit ABC, David Sarnof. Ai shpesh quhej vizionar, sepse kishte një aftësi të veçantë, që të mund të shikonte të ardhmen. Mendoj që fjala vizionar është fjala më e mirë që përshkruan zotin Hoxha.                  Â
Pirro Milkani
Pirro Milkani, kineast dhe regjisor i mirënjohur, krijues i kryeveprave të kinemasë dhe ekranit i cili po punon për një dokumentar, që ia kërkoi Dritan Hoxha, nis të flasë i pari për të.
"Para gjashtë vitesh, krejt rastësisht, me Gjergj Xhuvanin dhe me producentin francez Paskal Jodelevic, pata rastin të vizitoj për herë të parë "Top Channel", televizionin më të ri shqiptar. Duke kaluar në ambientet e tij, studiot e reja, më zyrat e punës, më shumë se çdo tjetër shkëmbeja vështrime me producentin francez. Në përfundim të vizitës ai më pyeti se çfarë mendoja për atë që pashë. Unë i thashë se doja të dija se çfarë mendonte ai dhe m'u përgjigj: M'u duk sikur nuk isha në Shqipëri. Në atë kohë "Top Channel" ishte vërtet një ishull i Evropës, një Evropë e përparuar, një media moderne që mua dhe shumë të tjerë na bëri të ndjehemi krenarë. Sot, "Top Channel" i themeluar nga Dritan Hoxha, është një nga televizionet më popullore, më të dashur, më të shikuar nga të gjithë. Gjithnjë kam dashur ta takoj e t'i thoja disa fjalë, t'i shprehja admirimin tim si kineast, si njeri i thjeshtë, si njeri që e ndiqja me shumë dashuri këtë televizion dhe gëzohesha për çdo sukses të tij. Si për koençidencë, dy herë që kam pasur mundësi të jem përballë me të, edhe pse nuk jam i turpshëm në natyrë, e deshi fati që të mos e takoja kurrë. Kur mbarova filmin tim të fundit dhe pata vështirësi (sepse unë nuk isha si Tani, i përkisja një gjenerate tjetër dhe nuk dija të manovroja si duhet për të realizuar filmin), dikush, ose më shumë se dikush më tha se këtë problem mund ta zgjidhte Tani. Kam komunikuar me këtë njeri, të cilin sot e kujtojmë të gjithë me admirim dhe dashuri, vetëm përmes sms-ve. Për më shumë se dy vjet ruajta një përgjigje të tij shumë të ngrohtë dhe shumë njerëzore ku ai më premtonte se do të më ndihmonte. Fati e solli që më vonë problemet financiare dhe teknike u zgjidhën, por më ka mbetur në mendje respekti i tij për të tjerët dhe për punën. Ai nuk ishte vetëm njeriu që ndërtoi një televizion, por diti të krijojë edhe një staf që po vazhdon në frymën e tij. Atë ditë të kaluar, atë të ditë të zezë kur Tani u nda nga ne, edhe ju besoj se nuk keni parë ndonjëherë varrim më madhështor. Aq shumë lule u hodhën mbi arkivolin e atij njeriu që u largua prej nesh para pak kohësh. Të nesërmen, edhe mua si shumë të tjerëve më lindi pyetja: Po tani, çfarë do të bëhet me "Top Channel"? Pas një viti, sigurisht edhe shumë më shpejt, e kuptova se ky njeri ishte si një konstruktor i një anije transoqeanike që e ndërtoi vet dhe vendosi ta drejtojë po vet. Sot e dimë që atë anije ai e lëshoi në det duke pasur një ekuipazh profesionistësh të shkëlqyer. Edhe pse nuk është, unë them që televizioni "Top Channel" do të vazhdojë në frymën me të cilën e ka filluar themeluesi i saj, Tan Hoxha. Para disa kohësh bashkëpunëtorët e tij zbuluan një amanet që e kishte lënë në tavolinën e punës: të bëhet një dokumentar për Ismail Kadarenë. U ndjeva i nderuar kur m'u propozua realizimi i këtij filmi. T'ju them të vërtetën, duke pasur parasysh amanetin e Tan Hoxhës, edhe pse kam gjysmë shekulli që punoj në kinematografi, kam një ndjenjë frike e mosbesimi si do të dalë ky film. Në këtë punë që tashmë ka filluar me xhirimet e para në Gjirokastër dhe Tiranë, shpesh me të madhin Ismail Kadare bisedojmë dhe kujtojmë atë që ndërtoi Tan Hoxha. Atë perandori mediatike që e shikojnë kudo ku janë shqiptarët nëpër botë. Sado të kalojnë vitet, Tani do të kujtohet për atë gjë të madhe që bëri për të gjithë shqiptarët. Edhe unë e kujtoj me nderim dhe respekt për gjithçka që bëri për mediat shqiptare, për ne që përmes valëve të televizionit e kemi përnatë në shtëpitë tona. Faleminderit!"
Edmond Leka
Njeriu i biznesit dhe partneri i Dritan Hoxhës, Edmond Leka, nuk mund të mos ishte i pranishëm në këtë përvjetor që ka jetësuar sërish Tanin. Për mikun e tij Tanin ai thotë se:
Është një privilegj, që në këtë ceremoni përkujtimore për Dritan Hoxhën t'ju drejtohem si një bashkëpunëtor i tij në biznes. Nga ana tjetër, ndjehem i kënaqur që publikisht të shpreh vlerësimin tim për aspekte të shkëlqyera që kam pasur rastin t'i njoh duke punuar afër me të. Tani që unë njoha ishte një lider i lindur, një njeri që synonte të ishte i pari, njeri që dinte të ishte vetëm i pari, njeri që nuk kënaqej të ishte vetëm i pari. Një sipërmarrës vizionar e i talentuar, ai ideoi, krijoi, realizoi në jetë, "Lori Caffe", "Top Albania Radio", "Top Channel", "Digitalb". Të gjitha këto janë kompani lider në fushën e tyre, të gjitha këto kapërcyen disa herë realitetin kur ai i krijoi ato dhe mbetën kështu në kohë. Të gjitha këto janë shndërruar në modele zhvillimi në tregun e tyre, të gjitha janë modele të vlerësuara në Shqipëri dhe jashtë saj. Tani që unë njoha ishte një njeri i dashuruar me punën, i dashuruar me atë që krijonte. Ai nuk ngopej me perfeksionin e asaj që krijonte. Tani i bënte edhe bashkëpunëtorët e tij të dashuronin krijesën e tyre. Tani nuk kishte punonjës, kishte bashkëpunëtorë që dashuronin punën e tyre po aq sa i vetë. Tani ishte një shqiptar krenar, një shqiptar që kënaqej kur realizonte një projekt i pari edhe për Shqipërinë. Ishte integruar në Evropë para vet Shqipërisë, ishte një shqiptar që kërkonte sukses edhe për Shqipërinë. Tani ishte një shqiptar që ka dhënë kontribut që ky vend të respektohet në Evropë dhe i ka dhënë krenari gjithë shqiptarëve në botë që të jenë bashkëkombas të tij. Tani ishte një vrapues i pandalur. Nuk arrinte të gëzonte suksesin e parë të tij. Ai kishte një sfidë tjetër dhe e bëri këtë moto të jetës së tij. Një vrapues i palodhur që rendte më shpejt se të tjerët. Respekt përjetë për Tan Hoxhën!Â
Rudina Xhunga:
Humbja e Dritan Hoxhës ishte një humbje e madhe për gjithë median shqiptare dhe sigurisht më shumë për vetë punonjësit e Top Channel me të cilët ai komunikonte më shumë si shok se sa si pronar. Disa fjalë në këtë ceremoni i kanë takuar edhe gazetares së emisionit "Shqip", Rudina Xhungës.
"Faleminderit që kam mundësi të them diçka për Tanin dhe "Top Channel" duke iu kërkuar ndjesë për të gjitha emocionet. Mendoja se do t'i kisha kaluar një vit më parë. Nuk qenka e thënë. Një vit më parë kur fola për Tanin isha shumë e emocionuar. Në fakt isha më shumë e frikësuar. Për një kohë të gjatë pasi Tani iku më ngjante sikur binte tërmet, teksa isha zgjuar dhe isha në gjumë. Sepse ishte tërmet në jetën e një njeriu që e ka shijuar punën në Top Media. Ju që punoni në Top Media e dini që unë them të vërtetën. Sepse ne në Top Media kemi lulet tona kur hyjmë në punë, kemi kafen tonë,muzikën tonë, punën dhe bisedat tona. Ne ndajmë bashkë një oaz në shkretërirë, ndaj dhe rrimë më shumë me njëri-tjetrin, ndaj kemi qenë edhe më të mirët, sepse ne nuk e kemi pranuar realitetin jashtë këtij oazi, ne nuk kemi mbijetuar me realitetin jashtë këtij oazi, ne e kemi ndryshur dhe e kemi përmirësuar atë. Kur Tani iku mendova se do t' merrte të gjitha me vete këto, prandaj u frikësova. Por gjatë një viti pa të erdhi "E Diella', erdhi "Big Brother 2", "Portokallia", surpriza të tjera nga "Fiks Fare", vazhduan lajmet korrekte dhe debatet e paanshme në "Top Channel". Dhe unë nisa të kuptoj përveçse të jem e emocionuar, diçka që Tani ma mësoi pas ikjes së tij me ikjen e tij: Për njeriun ndonjëherë është fat të ketë në krah njeriun e duhur, të ketë në krah bashkëpunëtorët dhe miqtë e duhur. Por nuk është thjesht fat. Është shumë më tepër. Është talent. Të ndash me ta ëndrrën tënde, t'i bësh ata të ëndërrojnë në sinkron me ty, ky ishte sekreti i Tanit. Ëndrra e tij vazhdon se ishte edhe ëndrra jonë. Ky ishte sekreti që Tani e ndau me ne dhe ne e ndajmë sot me ju, me ju që do të krijoni oaze të tjera të vogla në këtë Shqipërinë që po jetojmë. Faleminderit Tani!"Â
Veton Surroi:
Kosova ishte dhimbja e madhe e Tanit. I rritur me ndjenja patriotike në familjen e tij, ku vuhej një tjetër plagë, ajo e Çamërisë, ai ishte i pari që kuptoi se Kosova nuk ishte larg sa kujtonim. Një nga kontributorët e parë të hapjes së shoqërisë kosovare dhe promovimit të vlerave të saj kulturore, shoqërore dhe politike, sot Kosova e kujton atë me dashuri, siç e qau me lot e vaje humbjen e tij, një vit më parë, me solidarizimin e mijëra e mijërave kosovarëve, nga politikanë e deri njerëz të thjeshtë. Në ceremoninë e djeshme ka marrë pjesë edhe një prej miqve të tij më të mëdhenj në Prishtinë, Veton Surroi.
"Top Channel jo rrallë është gjendur në presionet e politikës dhe qeverive. Kanë qenë ndërkombëtarët ata, që pa asnjë lloj interesi tjetër, veç vlerësimit objektiv dhe profesional, kanë qenë në vijën e parë të simpatizantëve të Top Channel dhe krijuesit të saj, Tanit. Biks Aliu, është drejtori i marrëdhënieve me publikun i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Ai shprehet:
E nderuara Vjollca, të nderuar Keli, Adi, të gjithë miq të zbuluar nga Tani, nga njeriu i cili na lidhi dhe që na solli këtu që të gjithë, jo vetëm ne që jemi fizikisht, por edhe ata që kanë ndjenja pikëllimi. Para pesë vjetësh, do të uleshim në një fshat në Jug të Shqipërisë për një darkë bisede, Tani unë dhe bashkëpunëtorët. Në atë bisedë kaluam shumë territore; kaluam nga Çamëria në Kosovë, kaluam nga teknologjia në teknologji dixhitale, kaluam nga një formë e të bërit politikë në formën tjetër, kaluam edhe aspekte të ndryshme të shijes së kafesë. Rreth orës 4-5 të mëngjesit kur ajo bisedë vazhdonte akoma, konstatova në kokën time se kisha të bëja me një njeri të pasionit të madh, me një njeri që pasioni e kishte kaluar në delir, ose duhet të ketë qenë diçka e tretë. Tani nuk ndalej as në 5 të mëngjesit dhe priste të kalonim në temën tjetër të radhës që mund të diskutonim. Sot, duke menduar për këtë takim tonin të gjatë(kemi pasur edhe takime të tjera shumë të bukura), kam ardhur në konstatimin se duhet t'i kesh të trija këto elementë: duhet të jesh po aq pasionant sa ishte Tani për të përcjellë një zhvillim të tillë të biznesit, ai pasion duhet të kalojë ndonjëherë edhe në delir sepse vetëm me një forcë të tillë mund të shpëtosh shkëmbinjtë, të cilët kanë rrethuar shoqëritë tona për kaq vjet dhe elementi i tretë që e baraspeshon gjithë atë investim emocional që ka pasur është të menduarit dhe të vepruarit jashtë kontekstit. Tan Hoxha nuk ka menduar dhe nuk ka vepruar si të ishte i paragjykuar për të ecur në një shoqëri të tillë, por ka menduar jashtë atij konteksti, duke e zgjeruar duke krijuar një kontekst vetjak. Qoftë në aftësinë e tij për biznes, qoftë në krijimtarinë e vet rreth medias, duke e zgjeruar atë kontekst i ka tejkaluar barrierat për të cilat folëm para 5 vjetësh, por edhe kufizimet që i bëhen një shoqërie në ecjen e saj të parë. Tan Hoxha është jo vetëm pjesë, por pjesë e theksuar e një Shqipërie të re, e një Shqipërie evropiane, e një Shqipërie e cila vet kërkon të dalë jashtë kontekstit të historisë, kontekstit që e ka paragjykuar deri tani. Faleminderit që na mblodhe, faleminderit për punën tënde!"Â
Vjollca Hoxha
E njohim si bashkëshortja e Tanit, si nëna e katër fëmijëve të mrekullueshëm, si partneri i durueshëm e këshilltari i urtë e i matur, si afaristja e shkathët dhe krijuese. Një vit më parë, asaj i ranë shumë barra të mëdha mbi supe. I përballoi.Vjollca Hoxha në këtë përvjetor të dhimbjes, por edhe të krenarisë shprehet:
"Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu, edhe atyre që nuk mundën të jenë, por që me mendje e zemër janë në këtë takim përkujtimor për Tanin. Edhe pse një vit më pas, ky mbetet një moment i vështirë. Nuk ka qenë e lehtë për të gjithë ne.
Dimensioni publik i figurës së Tanit u pa qartë vetëm pas ikjes së tij. Nuk është e lehtë të mbushësh boshllëkun e krijuar, energjinë dhe dimensionet e themeluesit të Top Medias.
Kur Tani mbushi dyzet vjet në tetor, ju drejtova të gjithëve, me fjalët se: "Ëndrra vazhdon". Shtatë muaj më vonë dhe një vit pas ikjes, të gjithë e dimë, e shohim dhe e ndjejmë se kjo është e vërtetë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Dhe për këtë i falenderoj shokët dhe miqtë që kanë dhe janë të pranishëm në çdo moment. Kjo tregon një meritë tjetër të Tanit. Se ai ishte i aftë të ndante me ne, ëndrrën dhe pasionin e tij. Ndaj ndarja fizike me Tanin, nuk e zbeh ëndrrën e tij. Derisa vepra e tij është gjallë, gjallë është edhe Tani. Tani është gjithmonë me ne, jo me mesazhe, por në mendjet dhe shqisat tona.
Faleminderit!"