English

Kuvajt, 18 ushtarë amerikanë të infektuar nga gripi i derrave

Kuvajt, 24 maj NOA - Rezultojnë të infektuar nga gripi i derrave 18 ushtarë amerikanë në Kuvajt.

Pasi kanë kryer testin ndaj gripit të derrave, ushtarët amerikanë rezultuan pozitivë.

Lajmi është bërë i ditur nga nënsekretari i Shëndetësisë i vendit të Gjirit, sipas të cilit ushtarët që kishin mbërritur në Kuvajt nga SHBA janë vendosur në karantinë.

Mësohet se janë rreth 15 mijë ushtarë amerikane që janë zhvendosur në Kuvajt.

Pas simptomave që kishin shfaqur disa ushtarë, u kryhen menjëherë testet ndaj virusit H1N1, i cili rezultoi pozitivë për 18 ushtarakë.

Ata po kurohen dhe nuk bëhet i ditur gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa mësohet se ushtarët janë "ngujuar'.

k.k/NOA

KOMENTE