English

Meta: Berisha, një kryeministër mjek, që nuk bërë asgjë për shëndetësinë

Patos, 24 maj/ NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta zhvilloi një miting me përkrahës të LSI në sheshin kryesor të Patosit.

"jam këtu në Patos për t'ju treguar ju dhe gjithë shqiptarëve se Lëvizja Socialiste për Integrim, të gjithë progresistët dhe socialistët të bashkuar me LSI-në dhe

me koalicionin tonë Aleanca Socialiste për Integrim, qëndrojnë përballë Sali Berishës për ta mundur më 28 Qershor, për ta larguar një herë e mirë nga politika dhe nga qeverisja, këtë kryeministër që ka diskriminuar të gjithë shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve", - u shpreh Meta.

Ai kërkoi më tej, t'i përgjigjet edhe "demagogjisë së kryeministrit Berisha në programin elektoral që lexoi në Kuvendin e PD-së":  "Është për të ardhur keq që Kryeministri jonë mjek, që ka sëmurë gjithë Shqipërinë, e ka kuptuar tani në fund të mandatit, sesa i sëmurë është vetë sistemi i mjekësisë, të cilën e kishte vendosur si çështjen kryesore për të zgjidhur gjatë katër viteve të ardhshme. Një turp i madh për një Kryeministër me profesion mjek".

Këtu Meta tha se "akuza më e madhe që i bëhet sot këtij Kryeministri mjek në ikje, që pati mundësinë për të drejtuar Shqipërinë për herë të dytë vjen pikërisht nga këta të moshuar që ndodhen dhe sot këtu, që me pensionin që kanë nuk sigurojnë dot as ilaçet".

Kurse komentoi se "vetëm për një hipokrizi elektorale, ky Kryeministër e shpall mjekësinë një prioritet, sepse gjatë këtyre katë viteve nuk e kishte mendjen tëk mjekësia, por kishte hall sesi të pasurohej me Gërdecin e tij që vrau 26 shqiptarë".

"Ky kryeministër që është më i papërgjegjshmi në të gjithë rajonin, dhe në të gjithë kontinentin, - vijoi Meta, - nuk pranon efektet e krizës globale në ekonominë shqiptare dhe në familjet shqiptare".Â

e.l/NOA

KOMENTE