English

Në Mazhiq të Mitrovicës zbulohet një kanal nëntokësor i ujit

Nga Hajdin Islami

Mitrovicë, 24 maj NOA - Në Mazhiq të Mitrovicës këto ditë është zbuluar një kanal nëntokësor i ujit, nga brenda të cilit duket se është vepër njeriu.

Këtë kanal rastësisht e ka zbuluar Hajrullah Ahmeti, i cili tregon se ka tre vjet që ka vërejtur lagështi në atë vend.

"Pasi fëmijët e djegën sipërfaqen e mbuluar me barishte dhe ferra, vërejtja një vend me lagështi. E futa një shkop, ndërsa pas saj dilte uji. Mandej e pata hap pak më thellë me një shati dhe prej atëherë rridhte nga pak uji, ndërsa sivjet djemtë më ndihmuan dhe pasi gropuam rreth një metër e gjysmë hasëm në një kanal uji", tha ai.

Zyra për Informim pranë komunës së Mitrovicës bënë të ditur se pas lajmërimit për këtë rast, në atë vend kanë dalë përfaqësues të Qendrës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (QMTK), mandej drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Mitrovicë, Adem Zhitopotoku, drejtori i muzeut, Ali Bejta etj, të cilët kanë premtuar të bëjnë punën e duhur për këtë vend. Â Ekspertë të QMTK-së pasi e kanë parë atë kanal, thanë se ngjan shumë me hyrjet e minierave në kohërat kur është punuar në mënyrë primitive.

Përderisa ekspertët kërkojnë kohë për një vlerësim të duhur, Hajrullah Ahmeti, i cili e ka zbuluar atë kanal, tregon një legjendë, sipas të cilës, nëpër atë vend kalon një degë e detit. Ai thotë se atë ujë e ka përdorur për pije disa herë dhe nuk i vjen kurrfarë ere, për dallim prej ujit të puseve që kanë përmbajtje të lartë të metaleve, thuhet në një komunikatë të Zyrës për Informim pranë komunës së Mitrovicës.  h.i/NOAÂ

KOMENTE