English

Tragjedi në Elbasan, shuhet një familje duke u mbytur në lumin Devoll

Elbasan, 24 maj NOA - Një nënë me vajzën e saj u mbytën tragjikisht sot në lumin Devoll që lag zonat e Elbasanit dhe disa rrethe të tjera, kurse djali i saj i vogël arriti t'i shpëtojë kthetrave të vdekjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08.30, në fshatin Dushk, i cili gjendet ndërmjet komunave Mollas dhe Grekan në rrethin Elbasan.

Viktima janë Selvije Çapja, rreth 45 vjeçe, trupi i të cilës u gjet në mesditë nga forcat e ekipeve të shpëtimit të policisë, kurse vajza tetë vjeçare Rexhina, ende nuk është gjetur dhe konsiderohet e zhdukur në ujërat e Devollit.

e.l/NOA

Vijon...Â

KOMENTE