Nebraska, 25 maj, NOA - Kur vuri re se babai po i humbiste ndjenjat, djali i tij 6-vjeçar me një gjakftohtësi të çuditshme, mori vetë në dorë drejtimin e makinës, duke shpëtuar jetën e tij dhe të vëllait 3-vjeçar i cili në ato momente po udhëtonte me ta.
Ngjarja ka ndodhur në Nebraska, ku një fëmijë 6-vjeçar Tustin Mains i ka dhënë vetë makinës, megjithëse nuk i arrinin këmbët tek frenat, vetëm duke u përpjekur të respektonte rregullat kryesore të drejtimit të timonit, pa krijuar përplasje me ndonjë mur apo makinë tjetër.
Makinën ka mundur ta bllokojë policia, e cila më pas ka ndihmuar fëmijët të çonin të atin e tyre të sëmurë në spital.
Ai kishte pasur një rënie të sheqerit në gjak dhe prandaj kishte humbur ndjenjat, ndërsa
policët vunë trekëndëshin e alarmit, dhe u binin sirenave për të ndihmuar djalin e vogël ta kishte rrugën e hapur për në spital.